Me profilin e pëllumbit të bardhë e shqiponjën dykrenare – çfarë përfaqëson logoja në 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës

Ministria e Kulturës një ditë më parë ka publikuar logon dhe ka shpalosur agjendën shtetërore për shënimin e 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës.

Aktivitetet për shënimin e 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës nisin nga data 8 deri më 21 qershor.

E për atë se çfarë përfaqëson kjo logo, ka shkruar sot kryeministri Albin Kurti.

“Frymëzuar nga historia dhe kultura, motivet e ngjyrat që i gjejmë të qëndisura në veshjet tradicionale e të thurura në artizanatet tona, na vijnë të rifreskuara me dizajn modern.

Aty shohim profilin e pëllumbit të bardhë që simbolizon paqen e lirinë, si dhe simbolin e shqiponjës dykrenare e vigjilente, që është e ngulitur thellë në historinë e identitetin tonë kombëtar”, shkruan Kurti.

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img