Man Utd po tenton me çdo kusht transferimin e Joshua Zirkzee

Joshua Zirkzee ka qenë padyshim zbulimi i këtij sezoni në elitën e futbollit italian Serie A.

Sulmuesi holandez ka pasur paraqitje fantastike personale, por edhe ekipore pasi me Bolognën siguruan një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Megjithatë e ardhmja e Zirkzee duket se do të jetë larg Bolognas, pasi shumë skuadra të mëdha tanimë e kanë në listën e dëshirave.

Manchester United është i interesuar për transferimin e holandezit gjatë verës, pasi duan ta kenë atë si tandem të repartit ofensivë së bashku me Rasmus Hojlund.

‘Gazzetta dello Sport’ raporton se 23-vjecari ka një klauzolë shitjeje prej 40 milionë eurove nga 1 korriku deri më 15 gusht.

Në këtë mënyrë, gjigantët anglezë mund të përfitojnë nga kjo situatë e favorshme dhe të afrojnë në ekipin e tyre Zirkzeen.

Në sezonin historik të Bolognas që kulmoi me kualifikimin në Ligën e Kampionëve Zirkzee ishte njëri prej protagonistëve kryesorë.

Sulmuesi shënoi 11 gola dhe dhuroi pesë asistime duke dëshmuar se është një nga sulmuesit më të mirë në Serie A.

Përveç Djajve të Kuq, në garë për Zirkzee janë edhe Arsenal, Inter, Juventus dhe Roma.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles