Horoskopi 30 Maj 2024

Dashi-Marsi vazhdon të jetë në anën tuaj veçanërisht nëse keni lindur në dhjetëditëshin e parë duke ju sjellë fat aty-këtu. Vetëm Plutoni priret mos jetë favorizues sot nga shenja e Bricjapit. Familjarët e afërt do të kërkojë praninë tuaj e mund të gjendeni në një situatë ku ju duhet të zgjidhni.

Demi-Një Saturn i keq nga Ujori, ju ndikon me ulje-ngritje të humorit, veçanërisht nëse keni lindur në Maj. Merrni një pushim nga çështjet familjare, angazhimet e zakonshme dhe puna. Duhet t’i kushtoni më shumë kohë e vëmendje vetes.

Binjakët-Një problem shëndetësor do t’iu shqetësojë gjatë gjithë ditës. Do të ndiheni shumë të lodhur dhe do të kërkoni vetëm qetësi. Duhet të keni shumë kujdes pasi do të jeni para një zgjedhje shumë të vështirë sot.

Gaforrja-Mundohuni që të vishni gjëra me ngjyra që ju nxjerrin në pah buzëqeshjen. Sjellja juaj shkëlqen edhe në momentet më të vështira. Një person i veçantë ka për t’u impresionuar nga veprimet që do të bëni.

Luani-Sot duhet të flisni hapur me familje dhe të afërmit. Të ardhurat financiare do t’i menaxhoni me kujdes. Organizoni financat tuaja dhe jo të personave të tjerë.

Virgjëresha-Gjendja juaj nuk është aq e keqe sa mendoni, dhe gjithçka ndodh nga tani deri në fund të javës do ta provojë këtë. Është mirë për ju të shikoni gjysmën plot të gotës.

Peshorja-Do të tregoheni më shumë se kurrë të dashur, duke nxjerrë fjalë që nuk i keni thënë prej shumë kohësh. Mos u stepni për asgjë. Do të jeni efikas dhe energjik, në sajë të ndikimit të Marsit në shenjën tuaj. Beqarët do bëjnë mirë t’i pranojnë propozimet që do iu bëhen sepse nuk kanë për t’u penduar. Financat do jenë të mira.

Akrepi-Mos lejoni që gjërat t’ju bezdisin. Kini besim se jeni në drejtimin e duhur. Sjellja e fortë dhe plot vetëbesim do të jetë mjaft efektive sot, sidomos kur gjërat do të duken të lëkundura. Shfrytëzojeni këtë mundësi për ta marrë ju drejtimin e gjërave. Mund ta gjeni veten në qendër të vëmendjes dhe kjo është diçka shumë e mirë, pasi ju dini farë mirë se çfarë duhet të thoni.

Shigjetari-Hëna është në anën tuaj sot. Mund të merrni një lajm të mirë, të cilin keni disa ditë që e prisni. Do të merrni disa vendime të vështira në punë, por mos u shqetësoni pasi keni bërë zgjedhjen e duhur.

Bricjapi-Neptuni, planeti i natës, shprehje e shpirtit dhe Egos, ju buzëqesh nga shenja perceptuese e Peshqve, veçanërisht nëse keni lindur në dhjetëditëshin e tretë. Niveli humorit rritet dhe për shumë prej jush hapet një ditë e mrekullueshme plot harmoni me të dashurit tuaj.

Ujori-Tregoni kujdes të shtuar sot pasi mund të keni probleme në punë. Të gjithë janë kundër jush dhe do të mundohen t’iu bëjnë keq. Për sa i përket çështjeve financiare do të keni probleme të vogla.

Peshqit-Do të surprizoheni nga vetja. Mendoni se nuk do të kënaqnit personit që keni nxjerrë në takim, por të gjitha planet që keni bërë janë të duhurat. Relaksohuni dhe bëni qejf.

Hot this week

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

3 shenjat se menaxherët, jo punonjësit, janë problemi

Kur punonjësit nuk performojnë mirë, është e lehtë t’ua...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img