Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick thuhet se është i gatshëm ta shesë Pedrin, duke gjetur zëvendësuesin perefekt të tij.
Sipas El Nacional, trajneri gjerman është më se i gatshëm ta bëjë këtë shkëmbim dhe thuhet se është një adhurues i mesfushorit të Bayer Leverkusen, Florian Wirtz.
Mesfushori katalanas luan një rol pak më të thellë në krahasim me Wirtz. Megjithatë ai ka humbur 19 ndeshje në të gjitha garat për shkak të lëndimeve këtë vit.
Në përgjithësi, Pedri ka bërë 34 paraqitje në të gjitha garat për Barcelonën, duke shënuar katër gola dhe pesë asistime. Deri më tani gjatë kohës së tij në Camp Nou, spanjolli ka fituar një herë La Ligën.
Pavarësisht sugjerimeve për këtë lëvizje, nuk ka gjasa që Wirtz të dëshirojë t’i bashkohet klubit katalanas. Me Xabi Alonson që mbetet te Bayer Leverkusen dhe klubi që siguron futbollin e Ligës së Kampionëve për sezonin e ardhshëm, e ardhmja duket e ndritshme për skuadrën gjermane.
Nga ana tjetër, Barcelona nuk arriti të fitojë La Ligën këtë vit, duke përfunduar 10 pikë pas rivalit të madh Real Madridit. Përveç kësaj, ata u eliminuan nga Liga e Kampionëve në fazën çerekfinale.