Euro 2024, kuqezinjtë nisin nga puna

Trajneri Silvinjo zhvilloi në “Shtëpinë e Futbollit” seancën e parë stërvitore me kuqezinjtë. Futbollistët do të punojnë edhe në pasditen e së enjtes me trajnerin brazilian dhe stafin e tij, ndërsa po përgatiten për sfidat miqësore kundër Lihtenshtejnit më 3 qershor dhe me Azerbajxhanin 4 ditë më pas.

Të dyja takimet do të zhvillohen në Hungari. Kjo do të jetë përballja e katërt me Lihtenshtejnin për kuqezinjtë, të cilët i kanë fituar të trija takimet, ndërsa kanë shënuar 6 gola e nuk kanë pësuar asnjë.

Përgjatë këtyre ditëve, trajneri Silvinjo do të monitorojë gjendjen e lojtarëve kuqezi, për të shpallur më 7 qershor edhe listën zyrtare me 26 emra që do të marrin pjesë në Euro 2024. Në listën paraprake janë 27 futbollistë. Shqipëria do të luajë sfidën e parë të Euro 2024 kundër Italisë në “Iduna Park” të Dortmundit.

Kjo ndeshje, ashtu si edhe sfidat e tjera të turneut do të transmetohen ekskluzivisht në Televizionin Klan.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles