Enti Shtetëror i Revizionit: Menaxhim dhe ekonomizim joefikas me pronë të paluajtshme shtetërore

Shkup, 30 maj – Rregullorja ligjore nuk krijon kushte, ndërsa aktivitetet e institucioneve kompetente nuk sigurojnë menaxhim efikas edhe ekonomizim me pronën e paluajtshme shtetërore – pronë banesore dhe afariste, kumtoi sot Enti shtetëtor i revizionit (ESHV), i cili kreu revizion të suksesshmërisë me temë “Menaxhimi me pronën shtetërore” me qëllim që t’i përgjigjet pyetjes “A menaxhojnë dhe ekonomizojnë në mënyrë efikase institucionet kompetente me pronën e paluajtshme shtetëtore – objekte banesore dhe afariste të shtetit?”.

Siç theksohet në kumtesën e ESHV-së, me revizionin është vlerësuar se rregullorja ekzistuese ligjore, masat dhe aktivitetet e ndërmarra nga Qeveria dhe institucionet tjera kompetente nuk mundësojnë menaxhim dhe ekonomizim efikas me pronën e paluajtshme shtetëtore – objekte afariste dhe banesore të shtetit.

Rregullorja ekzistuese ligjore ka krijuar një sistem me kompetenca të kufizuara ndërmjet institucioneve në drejtim të vendimmarrjes, menaxhimit, disponimit dhe regjistrimit me pronën e paluajtshme shtetërore.

Është konstatuar se rregullatorja ligjore nuk parasheh detyrim për përpunimin dhe miratimin e dokumenteve strategjike për menaxhim me pronën shtetërore, për këtë arsye Qeveria e RMV-së nuk ka miratuar një strategji kombëtare për menaxhimin, përdorimin, mirëmbajtjen dhe asgjësimin me pronën e paluajtshme shtetërore, as një strategji shtetërore në fushën e banesave, megjithëse ka detyrim ligjor për të njëjtën.

SHA për ndërtim dhe ekonomizim të hapësirës banesore dhe afariste me rëndësi për Republikën – Shkup (SHANEHBA) dhe SHA për ekonomizim për hapësirë ​​afariste (SHAEHA) nuk kanë përgatitur dokumente strategjike me prioritete dhe qëllime afatgjata, aktivitete dhe burime në dispozicion; nuk kanë hartuar programe investimi.

“Nuk përcakton një mënyrë të njëtrajtshme të veprimit të institucioneve kompetente, dhe në mungesë të planifikimit strategjik, nuk janë miratuar as akte, procedura/udhëzime/manuale për proceset e punës lidhur me menaxhimin me pronën e paluajtshme në nivel shtetëror. Nuk parashikon një regjistrim të centralizuar, pra një regjistër gjithëpërfshirës të pronës së paluajtshme shtetërore me të dhëna financiare dhe jofinanciare, as nuk është caktuar një autoritet apo organ  përgjegjës për krijimin e tij”, theksohet në raportin e ESHV-së.

Regjistrimi pronës së paluajtshme udhëhiqet në SHPPP, SHANEHBA,SHAEHA, por edhe në çdo organ shtetëror të cilit Qeveria me vendim i ka dhënë të drejtën e përdorimit të përkohshëm ose të përhershëm të regjistruar në Kadastrën e patundshmërive.

“Qeveria e cila disponon me pronën e paluajtshme në pronësi shtetërore, mundet me vendim t’ua japë në shfrytëzim të përkohshëm ose të përhershëm, me ose pa kompensim, organeve shtetërore, personave juridikë të themeluar nga shteti, komunave, komunat në qytetin e Shkupit, qytetit Shkupit, shoqatave të qytetarëve dhe fondacioneve. Por me revizionin është konstatuar se vendimet e Qeverisë nuk kanë një përmbajtje të unifikuar që do të sigurojë të dhëna dhe informacione të plota dhe të gjurmueshme për institucionet nga të cilat merret, përkatësisht të cilave u jepet e drejta e përdorimit të pronës, mënyrës së pranim-dorëzimit, me qëllim të regjistrimit të duhur të saj.

Si rezultat i kësaj, siç qëndron, ESHV përcaktoi një trajtim të ndryshëm në mesin e nëntë ministrive gjatë regjistrimit të hapësirës afariste që ata përdorin.

“Nga gjithsej 1214 objekte që i përdorin, për 1.002 objekte ose 83 për qind kanë siguruar vendim nga Qeveria për të drejtën e përdorimit, ndërsa për 212 objekte, përkatësisht 17 për qind nuk ​​kanë siguruar vendim. 49 për qind e objekteve që përdoren janë të regjistruara, 29 për qind janë të regjistruara jashtë bilancit, ndërsa 22 për qind e mbetur e objekteve nuk janë të regjistruara fare.

Në arsyet e mosregjistrimit të objekteve të përdorura nga ministritë, ESHV-ja thekson se katër ministri kanë shprehur nevojën për hapësirë ​​shtesë, për akomodimin e punëtorëve, për ruajtjen e pajisjeve të shpenzuara, ndërsa tre ministri disponojnë me objekte/pjesë të objektet që nuk i shfrytëzojnë (hapësire e zbrazët), as nuk kanë nevojë t’i shfrytëzojnë të njëjtat, në periudhën prej vitit 2019 deri më 30.10.2023 në bazë të dhënies së hapësirës me qira vetëm për nevojat e dy ministrive, janë paguar mjete në shumën totale prej 47,918 mijë denarë, gjegjësisht 779 mijë euro, që paraqet dalje të konsiderueshme të mjeteve buxhetore. 

Hot this week

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...

3 shenjat se menaxherët, jo punonjësit, janë problemi

Kur punonjësit nuk performojnë mirë, është e lehtë t’ua...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img