Denigronin zyrtarë me informacione të rreme, arrestohet gazetari dhe punonjësja e AMP në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona të cilët përmes informacioneve të rreme në internet përpiqeshin të denigronin figurën e titullarëve të institucioneve të ndryshme në vend.

Në pranga kanë përfunduar gazetari Ervis Hasanaga dhe punonjësja e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Regina Omeri.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi K. S., 39 vjeç, me detyrë shef sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

“Këta tre persona në bashkëpunim me në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ndryshonin dhe fshinin të dhëna kompjuterike në formate teksti, pa të drejtë, për krijimin e të dhënave të rreme ndaj disa titullarëve të institucioneve të ndryshme, duke denigruar figurën e tyre, me qëllim paraqitjen dhe përdorimin e tyre si autentike, në një faqe interneti”, njofton policia.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 celularë.

Ndërkohë që vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme proceduriale.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles