Granit Xhaka dhe Bayer Leverkuseni kanë pësuar humbjen e parë sezonale dhe ajo ka ardhur në finalen e Ligës së Evropës.
Kampioni në fuqi i Gjermanisë është mposhtur në finalen e Dublinit me rezultat të thellë 3-0 nga Atalanta e cila fitoi për herë të parë në histori trofeun e Ligës së Evropës.
Granit Xhaka ka folur pas ndeshjes, duke përgëzuar skuadrën italiane dhe ka pranuar se asgjë nuk shkoi mirë në finalen e Dublinit.
“Nuk ka të bëj me ecurinë e rezultateve. Ka të bëj me ndeshjen. Humbëm, ky është futbolli. E përgëzoj Atalantan, kaq. Keq që gjërat nuk shkuan mirë, nuk ia dolëm”.
“Por në vikend e kemi një tjetër finale. E dinim se Atalanta do të na fuste në presion, kemi humbur topin, por do të bëjmë më mirë në vikend”, ka deklaruar Xhaka pas ndeshjes.