Ushqimet që nuk duhet dhënë fëmijëve tuaj asnjëherë

Ka shumë ushqime jo të shëndetshme të cilat bëjnë që fëmijët tuaj të përballen me probleme shëndetësore siç është mbipesha apo probleme tjera që do e bëjnë më të vështirë jetën e tyre.

Ushqimet për fëmijë shfaqen në mënyrë ‘’agresive’’ gjatë programeve televizive të fëmijëve dhe janë të paketuara me ambalazhe shumë tërheqëse. Mund të jetë e vështirë të pajtohesh me fëmijën tënd në dyqan ushqimore për zgjedhjet që ata bëjnë.Sidoqoftë, ushqimet e fëmijëve janë aq të këqija për fëmijët, sa duhet të refuzoni t’i blini ato.

Ja disa ushqime me të cilat prindërit duhet të kenë kujdes që fëmijët e tyre mos ti konsumojnë ato:

Pije të ëmbla si lëng frutash-Fëmijët e duan sheqerin. Sheqeri është me të vërtetë i keq për fëmijët. Pije si lëng frutash, soda të gjitha ato pije të shijshme me etiketa me ngjyra të ndritshme dhe reklamim  mbresëlënës nuk duhet të konsumohen kurrë nga fëmijët.Edhe 100% lëng frutash nuk është i shëndetshëm. Frutat përmbajnë shumë sheqer, si dhe fibra dhe lëndë ushqyese. Kur  pini lëng ju humbni fibrat dhe shumë nga lëndët ushqyese të tjera. Ajo që mbani është sheqeri.

Drithëra për mëngjes- Drithërat për mëngjes dhe pastaj cilësohen si  disa ushqime jashtëzakonisht të këqija. Filloni me miellin e rafinuar të bardhë. Trupi trajton miellin e bardhë ashtu si sheqerin. Nëse nuk ‘’e shkrini’’ atë gjatë stërvitjes, trupi juaj e kthen në yndyrë në bark. Ju nuk merrni fibra ose lëndë ushqyese nga mielli i bardhë.

Mishi i përpunuar-Hot dogs janë pjesë e fëmijërisë dhe nuk duhet të jenë. Mishi i përpunuar është shumë i rëndë për organizmin e fëmijëve pastaj ata japin yndyrë jo të shëndetshme dhe tonelata kripe. Ushqimi i mishit të përpunuar (hot dog, sallam, proshutë etj) te fëmijët ndikon që ata të kenë pas një kohe  probleme me zemër dhe probleme të peshës.

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img