U largua nga Chelsea, dy top klube evropiane pas Pochettinos

Mauricio Pochettino pritet të vendos së shpejti për të ardhmen e tij pas largimit befasues nga Chelsea.

Trajneri argjentinas u shkarkua nga Chelsea, por ai mund të mbetet edhe më tej pjesë e elitës së futbollit anglez Ligës Premier.

Në fakt janë dy top klube evropiane që kanë shprehur interesim për t’i besuar punën e trajnerit argjentinasit.

Manchester United e ka prioritet nënshkrimin me Pochettinon, pasi pritet të largohet tekniku holandez Erik Ten Hag pas finales së Kupës.

Pochetino ishte në balotazh me Ten Hag para se ky i fundit të fitonte konkurrencën për të drejtuar Djajtë e Kuq në vitin 2022. Sidoqoftë, është pikërisht argjentinasi ai që mund të zërë vendin pas finales së FA Cup me Manchester City.

Ndërkohë Bayern Munchen do të ndërpresë bashkëpunimin me Thomas Tuchel dhe klubi bavarez është refuzuar nga shumë emra të rëndësishëm, trajnerë gjermanë dhe të tjerë.

Së fundmi, Pochetino ka fituar goxha terren për të marrë përsipër ekipin bavarez. Gjigantët gjermanë po konsiderojnë edhe emrat e Sebastian Hoenes dhe Vincent Kompany.

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img