Rezoluta e PS/ Tabaku: Nuk e votuam, lufta kundër korrupsionit të jetë objektiv primar për integrimin

Opozita ka abstenuar në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve për rezolutën e PS-së në lidhje me luftën kundër korrupsionit. Lajmin e ka dhënë deputetja e PD-së, Jorida Tabaku në një prononcim për mediat. Deputetja ka theksuar se në procesin e integrimit, lufta kundër korrupsionit duhet të jetë objektiv primar.

Jorida Tabaku: Theksova dhe në Konferencën e Kryetarëve, atë që lidhet dhe me institucionet e drejtësisë. Në rezolutën e PS thuhet se reforma në drejtësi është e pakthyeshme dhe se ne do të ruajmë kolonat kryesore. Kush garanton se ky komision nuk do të kthehet në një tabelë qitjesh ndaj institucioneve? Opozita është votuar për te qenë e tillë dhe nuk e bën mazhoranca rolin e opozitës. Ne sot abstenuam për rezolutën nuk e votuam atë sepse mendoj që është e nevojshme që në procesin e integrimit, ne ta vendosim luftën kundër korrupsionit si objektiv primar. Sot kemi nevojë që secili të tejkalojë mbi veten dhe mbi këtë pushtetin e gjithëpushtetshëm.

Gjatë fjalës së saj, Tabaku ka thënë se se parlamenti sot nuk ka nevojë për një rezolutë që nuk zbatohet, por për një gjithpërfshirje për ta bërë procesin e integrimit një proces kombëtar.

Jorida Tabaku: Për të stimuluar korrupsionin me ligjet me porosi dhe një sistem, i cili fatkeqësisht është kthyer në një kulturë qeverisëse, ky është si rezultat i mazhorancës. Unë si kryetare e Këshillit Kombëtar të Integrimit, kam vite që them se lufta ndaj korrupsionit duhet kthyer në një prioritet kombëtar. Deri më sot, qeveria nuk e ka bërë këtë gjë. Së dyti, janë një pjesë funksionesh me ngritjen e një komisioni të posaçëm që i takojnë Këshillit Kombëtar të Integrimit, janë edhe një pjesë që nuk i bën vetëm mazhoranca. Unë mendoj se parlamenti sot nuk ka nevojë për një rezolutë që nuk zbatohet, ka nevojë por për një gjithpërfshirje për ta bërë procesin e integrimit një proces kombëtar, por ka nevojë të mos miratojmë copa letrash që dihet se çfarë fundi kanë.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles