Rajonet shqiptare më të dendura për nga popullsia!

Shkup, 23 maj – Dendësia e popullsisë është një nga pasqyrimet reale që vërehet edhe nga incizimet prej lartë se në çfarë jetojnë qytetarët në zona të caktuara. Zonat me popullsi të dendur lirshëm mund të quhen si zona të lënë pas dore ku shtohet numri i popullsisë por pamundësohet zhvendosja e tyre në zona tjera. Kjo mbase është evidente në vende ku ka shoqëri multietnike ku zonat ndahen sipas përkatësive etnike. Sipas Eurostat, dendësia e popullsisë në BE varion nga 18 në 1.693 njerëz për km². Në rajon, Maqedonia e Veriut renditet e treta për dendësinë e popullsisë për kokë banori. Ndonëse, në rajonin e Pollogut ka rënie të dukshme të popullsisë sërish numri i dendësisë është i lartë, shkruan Zhurnal.

Zonat shqiptare të mbipopulluara –

Nëse vendet e Bashkimi Evropian po përjetojnë rritje numrit të banorëve dhe të dendësisë së popullsisë, sidomos nëpër kryeqendra, vendet e Ballkanit po e reduktojnë në kontuinitet dendësinë e përgjithshme të popullsisë. Sipas një publikimi të fundit të Eurostat, vërehet se në vendet e rajonit është rritur përqendrim i popullsisë në kryeqytete, ndërsa totali është ulur.

Nëse dendësia e përgjithshme e Maqedonisë së Veriut në vitin 2016 ishte 83 banorë në kilometër katrorë tani është 10 për qind më e vogël, me ndryshimin se Shkupi është një kryeqytetet që ka shtuar numrin e banorëve të saj. Sipas një publikimi të fundit nga Eurostat, Maqedonia renditet në vendin e 27 në Evropë sa i takon dendësisë së popullsisë për kilometër, nga 37 shtete që raporton gjithsej Eurostat. Ose e treta në rajon, pas Shqipërisë (99 banorë për një kilometër katror) dhe Serbisë (90.5).

Rajoni i Shkupit, një prej tetë rajoneve të vendit ka numrin më të madh të banorëve (607.307 ose 33.04 për qind të popullsisë), megjithëse është më i vogël nga sipërfaqja ( 7.3 nga territori i përgjithshëm), ka dendësinë më të lartë – 334.99 banorë në një kilometër katror, ose 5 për qind më shumë sesa viti 2002.

Nga ana tjetër, reduktimin më të madh të popullsisë e ka rajoni i Pollogut, me një humbje prej mbi 52 mijë banorësh, ndërsa renditet e dyta sa i takon dendësisë me 104.1 banorë në kilometër katror. Rënien më të madhe të popullsisë e mban qyteti i Gostivarit me mbi 22 mijë banorë më pak. Po ashtu edhe rajoni Jugperëndimit, ka humbur mbi 44 mijë banorë.

Zonat e banuara me shqiptarë vazhdojnë të mbesin me numrin më të ulët të punësimeve në nivel shteti –

Edhe përkundër faktit që shqiptarët kanë bërë progres në disa rrafshe të tjera, në rrafshin e punësimit sërish vazhdojnë të mbesin të diskriminuara për sa i përket numrit aktiv të të punësuarve.  Enti Shtetëror i Statistikave ka publikuar të dhënat për vendet aktive të punës dhe ato të lira në nivel shteti.

Rajoni i Shkupit është dukshëm rajoni me më së shumti vende aktive të punës me 247.295 sosh, pasuar nga Pellagonia me 51.155 dhe Rajoni Lindor me 38.473. Rajoni Verilindor (Kumanova) është i fundit me 22.161 vende aktive pune, Pollogu (Tetova dhe Gostivari) i parafundit me 26.879, pas Rajonit Juglindor (Struga, Dibra dhe Kërçova) me 30.345.

Krahasuar me popullsinë e përgjithshme të rajoneve, Pollogu, si rajoni i dytë më i populluar në vend, qëndron më së keqi me vetëm 762 vende aktive pune për 10.000 banorë, pas Rajonit Verilindor me 1.242 dhe atij Jugperëndimor me 1.614.

Shkupi, i cili përbën 30.9% të popullsisë së përgjithshme, koncentron 50.5% të vendeve aktive të punës në nivel vendi. Pollogu, me 16.8% të popullsisë së përgjithshme, radhitet i parafundit sipas këtij kriteri me vetëm 5.5% të vendeve aktive të punës në nivel vendi. Dy rajonet tjera ku jetojnë shqiptarët radhiten krejt në fund me Pollogun, respektivisht Rajoni Juglindor me 6.2% dhe ai Verilindor me 4.5%.

Sa i përket krijimit të vendeve të punës dhe zhvillimit ekonomik lokal, OECD-ja rekomandon, përveç krijimit të një kornize të qëndrueshme makroekonomike, që qeveritë të zbatojnë politika strukturore që inkurajojnë inovacionin, aftësitë dhe zhvillimin e biznesit. OECD rekomandon poashtu që të ndërtohen strategji dhe sisteme të adaptueshme ekonomike lokale dhe që të përdoren të dhënat lokale për të informuar politikëbërjen, si faktorë të rritjes së qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse. /Zhurnal.mk

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img