Shkup/Romë, 23 maj– Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të dëshmojë se me të vërtetë dëshiron të jetë pjesë e Evropës së bashkuar me atë që do t’i përmbushë të gjitha kërkesat të cilat ia vendos BE-ja, njëjtë siç ishte për çdo vend anëtar, deklaroi presidenti bullgar Rumen Radev para gazetarëve në Romë.
“Porosia jonë dërguar Republikës së Maqedonisë së Veriut është se Bullgaria sa më shpejtë pret ndryshim të retorikës dhe përfundimisht të ndalohet me gjuhën e urrejtjes”, deklaroi Radevi.
Sipas Radevit, për shkak të programit të ngjeshur të organizuar deri në minutë, delegacioni bullgar nuk ka mundur të takohet me delegacionin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili po qëndron në Romë dhe udhëhiqet nga presidentja Gordana Siljanovska-Davkova.
“Shenjë pozitive është që presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka shfaqur dëshirë për një takim të tillë”, u përgjigj Radevi në pyetjen nëse është kërkuar takim mes tij dhe Siljanovska – Davskovës në Romë.
Pres, theksoi Radevi, se një takim të tillë do të ketë së shpejti. I pyetur nëse e fton Siljanovska – Davkovën në Bullgari, Radevi u përgjigj “E ftoj, sigurisht”.
“Vlerësoj se dëshira e Republikës së Maqedonisë së Veriut për dialog është shenjë pozitive. Vetëm përmes dialogut do ta përforcojmë besimin e ndërsjellë, do t’i zgjidhim të gjitha çështjet kontestuese dhe do ta hapim derën e RMV-së drejt BE-së. Shpresoj dhe thirrja ime është se ky takim do të ndodhë sa më shpejtë. Rendin e ka presidentja e RMV-së,nëse nuk gënjëhem, të vijë në Bullgari”, deklaroi Radevi.
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova e kryeson delegacionin shtetëror – kishtar në Romë dhe Vatikan në kuadër të kremtimit të 24 Majit, Ditës së iluministëve mbarësllavë, vëllezërve të shenjtë Cirili dhe Metodi. Kjo është vizita e tij e parë jashtë vendit pas marrjes së funksionit më 12 maj.