Numri i mandateve në Kuvend pas rivotimit të djeshëm në Maqedoninë e Veriut

Shkup, 23 maj – Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Aleksandar Dashtevski dje i shpalli rezultatet pas rivotimit në shtatë vendvotime.

Dashtevski tha se edhe Fronti Evropian edhe koalicioni VLEN kanë fituar nga 8 mandate në njësinë e gjashtë zgjedhore, që do të thotë se VLEN merr mandat nga Fronti Evropian.

Në zonën e 5-të, rezultati mbetet i njëjtë.

Dashtevski shtoi se do të vijojnë afatet për ankesa.

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi dje në një prononcim për TV21 tha se janë njoftuar për shumë parregullsi nga terreni gjatë rivotimit dhe se nuk e njohin rezultatin në Njësinë Zgjedhore. 6.

“Imagjinoni, tashmë është ora 22:00 dhe KSHZ-ja ende nuk ka rezultate zyrtare për një vendvotim”, tha Ademi.

Ndryshe, pas rivotimit të djeshëm OBRM-PDUKM ka 58 deputetë, LSDM dhe BDI nga 18, VLEN 14, “E Majta” 6 dhe ZNAM 6.

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img