Shkup, 23 maj – Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në prag të ditës së nesërme të festës së madhe shtetërore, 24 Majit – Ditës së Iluminstëve Pansllavë, Shën Cirili dhe Metodi, organizoi manifestim për nder të iluministëve, që janë baza mbi të cilët krijohet shkrim-leximi maqedonas.
Siç njofton Qeveria e RMV-së, delegacioni qeveritar I kryesuar nga Kaja Shukova, ministre e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Mitko Bojmacalijev, zëvendësministër plotësues I Punëve të Brendshme, vendosën lule në monumentin Shën Cirilit dhe Metodit, në platonë para Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup dhe bënë homazhe për veprën arsimore të vëllezërve të shenjtë, me rëndësi themelore për gjuhën, identitetin dhe kulturën maqedonase.
“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitet e kaluara me një sërë politikash aktive ka mbrojtur dhe avancuar gjuhën standarde maqedonase, duke siguruar vazhdimësinë e saj. Prej para dy vitesh gjuha maqedonase është në pozitë të barabartë me gjuhët zyrtare në institucionet e Bashkimit Evropian. Dhe në këtë drejtim, Qeveria thekson rëndësinë e politikave të mençura dhe proaktive, me qëllim të afirmimit dhe integrimit të mëtejmë të gjuhës, identitetit dhe kulturës maqedonase, në familjet demokratike të gjuhëve, popujve dhe kulturave”, thuhet në kumtesë.