Milloshoski: Qeveria e re deri më 20 qershor

Shkup, 23 maj – Qeveria e re pritet të formohet deri më 20 qershor dhe me gjasë do të përbëhet nga OBRM-PDUKM, koalicioni i partive opozitare shqiptare “VLEN” dhe Lëvizja ZNAM”.

Kështu ka shkruar deputeti dhe anëtari i Komisionit Ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski, në profilin e tij në platformën sociale X, pas rivotimit të djeshëm për zgjedhjet parlamentare në shtatë vendvotime në njësitë zgjedhore 5 dhe 6.

Në postim, Milloshoski përveç pritshmërive rreth formimit të qeverisë së re dhe pjesëmarrësve të ardhshëm në të, ka ndarë edhe rezultatet e përmbledhura që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) shpallur mbrëmjen e djeshme pas rivotimit në dy zonat zgjedhore.

Sipas tyre, ajo solli një ndryshim të vogël, por domethënës në rregullimin e mandateve parlamentare në përbërjen e ardhshme parlamentare.

Koalicioni “VLEN” mori një deputet më shumë dhe në vend të 13, siç kishte pas zgjedhjeve të 8 majit, tani ka 14, në kurriz të koalicionit “Fronti Europian” i udhëhequr nga BDI, i cili pas rivotimit në një vendvotim në Zhelinë në njësinë e gjashtë zgjedhore ka mbetur me një mandat më pak, gjegjësisht 18.

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img