Milani ka mbetur pa trofe këtë edicion, po në të riun shpreson që të ketë suksese më të mëdha.
Rossonerët kanë prezantuar edhe fanellat e reja për edicionin e ri, ku do të vazhdojnë të vishen nga kompania e veshmbathjeve ‘Puma’.
Ndërkohë nuk mungon edhe ngjyra e bardhë që është në krahët e fanellave dhe në jakën e rumbullakët.
Fanellat e reja janë prezantuar nga treshja Christian Pulisic, Ruben Loftus-Cheek dhe Rafael Leao.