Mickoski me rastin e 23 Majit: Vllehtë janë pjesë përbërëse e historisë dhe kulturës së Maqedonisë

Shkup, 23 maj – Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në emrin e tij personal dhe në emër të VMRO-DPMNE-së dërgoi urim me rastin e 23 Majit, Ditës kombëtare të vllahëve.

“Vllehtë janë pjesë përbërëse e historisë dhe kulturës së Maqedonisë, gjithmonë kanë kontribuuar për shoqërinë dhe zhvillimin e saj. Si një qeveri e ardhshme, VMRO-DPMNE-ja do t’i përkushtohet zhvillimit të përforcuar dhe të përshpejtuar ekonomik, integrimit evropian dhe luftës kundër korrupsionit, procese në të cilat do të përfshihen edhe vllehtë”, thuhet në urimin e Mickoskit me rastin e 23 majit.

Pason, siç nënvizon Mickoski, kthimi i shtetit te populli, “te çdo njeri që të ndihet i sigurt, me mundësi të barabarta dhe të ardhme premtuese”.

“Për të ardhmen duhet të punohet, të avancohet standardi jetësor dhe mundësitë ekonomike”, vlerësoi Mickoski në urimin me rastin e Ditës kombëtare të vllahëve. 

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img