Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta thuhet se po planifikonte të shkarkonte Xavi Hernandez në fund të sezonit, ndërsa ky lajm përforcohet edhe më shumë tani, pasi drejtori sportiv, Deco dhe ndihmësi i tij Bojan Krkic u takuan me kandidatin Hansi Flick.
Ka pasur disa debate nëse ishte një takim prezent me Flick në Londër apo një telefonatë video.,
Flick ka komunikuar tashmë planet dhe kërkesat e skuadrës së tij përpara tregut të transferimeve të verës, dhe duket se ai tani është emri më i mirë për këtë punë, përpara menaxherit të Barca Atletic, Rafael Marquez.
Trajneri gjerman gjithashtu ka agjentin Pini Zahavi që e garanton atë, i cili mban pushtetin me presidentin Laporta.
Para takimit, Flick thuhet se ishte preferenca e Laportës, megjithëse u vu re se ai ishte opsioni më i shtrenjtë mes tij dhe Marquez, dhe situata e kontratës së Xavit ende nuk është zgjidhur.
Ndryshe, kjo do të ishte puna e parë e Flick jashtë Gjermanisë, me përjashtim të dy viteve si asistent në Austri me RB Salzburg.