Gjatë fundjavës së vazhduar, shi i rrëmbyeshëm, bubullima dhe mot i ligë lokal

Shkup, 23 maj – Moti nesër do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare kryesisht nga drejtimi veriperëndimor. Në orët e pasdites do të ketë dukuri të izoluar të paqëndrueshmërisë me reshje të shkurtra shiu dhe bubullima.

Siç bëri të ditur Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), gjatë fundjavës do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira, herë pas here i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe paraqitje lokale të motit të ligë.

Të hënën pritet stabilizim i përkohshëm i motit, ndërsa nga e marta pasdite do të ketë sërish dukuri të izoluar të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullima.

Temperatura minimale do të lëvizë nga shtatë deri në 16 gradë, ndërsa maksimalja prej 19 deri në 28 gradë

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles