Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka takuar kongresistin amerikan nga radhët e republikanëve, Keith Self.
Përmes një njoftimi për media u bë e ditur se ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor, rreziku i destabilizimit të rajonit si pasojë e veprimeve të Serbisë dhe Rusisë si dhe angazhimi i Republikës së Kosovës për paqe dhe siguri, ishin në fokus të këtij takimi.
Duke njoftuar kongresistin Self për progresin e Republikës së Kosovës në shumë fusha, Gërvalla falënderoi ShBA-të për mbështetjen e vazhdueshme në çlirimin, shtetndërtimin, zhvillimin dhe integrimet euroatlantike të Kosovës.