Shkup, 23 maj – Këshilli ekzekutiv i LSDM-së, pas konfimimit të tërheqjes nga funksioni të kryetarit të partisë, Dimitar Kovaçevski, në seancën e sotme e ngarkoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në bazë të Statusit të partisë që të propozojë rregullore me propozim afatin për zbatimin e zgjedhjeve të drejtpërdrejta brenda partiake gjatë qershorit në procedurë transparente dhe demokratike.
Konform nenit 68b nga Statuti dhe tërheqja e kryetarit të partisë, Këshilli ekzekutiv, siç informojnë nga Qendra për komunikime me opinion publik të partisë, ka konkluduar se kanë filluar të rrjedhin afatet statutare për organizimin e zgjehdjeve të drejtpërdejta brenda partiake për zgjedhjen e kryetarit të LSDM-së.
“Meqë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i zgjedhur sipas Statutit ka ende mandat, në të njëjtën përbërje do të kryejë procedurën për zgjedhje të reja të menjëhershme brendapartiake për zgjedhjen e kryetarit të LSDM-së. Bordi ekzekutiv e ngarkoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, në bazë të Statutit të partisë, që të propozojë rregullore me afat të propozuar për realizimin e zgjedhjeve të drejtpërdrejta brendapartiake gjatë muajit qershor në një procedurë transparente dhe demokratike”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.
Këshilli ekzekutiv ka marrë vendim edhe për formimin e grupeve punuese për regjistrim aktiv të anëtarësimit për votim të zgjedhjeve të drejtpërdrejta brenda partiake dhe për organizim të Kongresit llogarishënës të LSM-së..
Dimitar Kovaçevski në seancë e konfirmoi tërheqjen nga funksioni i kryetarit të LSDM-së dhe ka inicuar konvokim të Kongresit llogaridhënës.