Enzo dhe Caicedo çuan në largimin e Pochettinos nga Chelsea, zbulohet arsyeja

Disa nga lojtarët kryesor të Chelseat ishin arsyeja pse trajneri argjentinas, Mauricio Pochettino dhe klubi londinez ndanë rrugët.

Chelsea dhe Pochettino konfirmuan ndarjen të martën pasdite, duke befasuar të gjithë pasi argjentinasi arriti t’i kualifikojë në garat evropiane.

Megjithatë, arsyeja e ndarjes ka qenë mos-pajtimi i trajnerit dhe drejtuesve për disa nga yjet e ekipit.

Sipas mediumit The Athletic, një nga arsyet e ndarjes së Chelseat me trajnerin Pochettino ishte pakënaqësia e tij me skuadrën.

Argjentinasi ‘dyshoi në cilësinë’ e dy mesfushorëve të tij titullar, Enzo Fernandez dhe Moises Caicedo, të cilët së bashku kushtuan rreth 250 milionë euro.

 

 

Ndërsa publikisht i mbështeti të dy, Pochettino privatisht ia konfirmoi Enzon se nuk ishte mjaftueshëm i mirë për rolet numër 6 dhe 8.

Për Caicedon, Pochettino nuk ishte i kënaqur me vetëdijen e tij mbi hapësirën dhe vendosjen.

Në përgjithësi, ish-trajneri i Chelseat mendoi se dyshja nuk kishte ‘madhësi dhe fuqi’ të mjaftueshme për të luajtur së bashku në Ligën Premier.

Zgjedhja e preferuar e mesfushës së ‘Poch’ ishte Conor Gallagher dhe ai ishte i pakënaqur që Chelsea nuk i dha anglezit një kontratë të re.

Hot this week

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

3 shenjat se menaxherët, jo punonjësit, janë problemi

Kur punonjësit nuk performojnë mirë, është e lehtë t’ua...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img