Chelsea merr përgjigje pozitive nga trajneri i ri, tani duhet të flasin me klubin e tij

Chelsea ka mbetur pa trajner pasi kanë shkarkuar argjentinasin Mauricio Pochettino pas përfundimit të sezonit.

Londinezët janë duke kërkuar trajner të ri dhe duket se atë e kanë gjetur te Ipswich Town.

Kieran McKenna i ka ‘i dhënë dritën jeshile’ Chelseat për të negociuar me Ipswich Town për lirimin e tij nga kontrata e tij, raporton Evening Standard.

38-vjeçari është gati të shfrytëzojë një mundësi të artë për ta drejtuar Chelsean nga sezoni i ri.

Ipswich Town nuk duan ta lënë atë të shkojë, kështu që Blutë do të duhet të paguajnë një kompensim prej rreth 4 milion funteve.

Irlandezi verior arriti dy promovime të njëpasnjëshme me Ipswich, duke i çuar ata nga Liga e Dytë në të Parën dhe pastaj e inkuadroi këtë sezon në Ligën Premier.

Chelsea shkarkoi Mauricio Pochettino në fillim të kësaj jave. Blutë përfunduan në vendin e gjashtë në Ligën Premier.

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img