1.3 C
Munich

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miraton rezolutën për Srebrenicën

Must read

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën, që do ta shpallte 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

Rezoluta u miratua me 84 vota për, abstenime ishin 19, ndërsa 68 shtete votuan kundër.

Diskutimet u hapën nga ambasadorja e Gjermanisë në OKB, Antje Leendertse.

“Rezoluta nuk është e drejtuar kundër askujt. As kundër Serbisë – anëtare e vlefshme e kësaj organizate. Ajo shënjestron vetëm autorët e gjenocidit”, tha ajo, vendi i së cilës e hartoi tekstin e rezolutës, bashkë me Ruandën.

Gjermania dhe Ruanda janë “sponsorizueset” kryesore të rezolutës për Srebrenicën, përkatësisht shtetet që bashkërisht e iniciuan dhe hartuan tekstin e saj.

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article