Shkup, 23 maj – Fatmir Bytyqi në Daily Click në TV21 tha se shpreson se sërish do të jetë në Kryesi të LSDM-së.
“Ne akoma jemi në pozitat e tona, deri sa të zgjidhet pozita e re. Unë mendoj që kam lënë vend goxha të madh që në bazë të vlerave dhe punës që kam bërë, të jem pjesë e strukturave të reja, por gjithsesi janë votuesit, anëtarët e LSDM-së dhe është kongresi i LSDM-së që do të vendosë se çfarë donë”, theksoi Bytyqi.
I pyetur nëse mund të kalojë në ndonjë parti tjetër politike, Bytyqi tha:
“Spekulime mund të ketë. Unë them nuk jam njeri i cili nuk bisedon. Takohem me të gjitha palët e arenës politike, ajo që më lidhë me çdo palë politike është ideologjia dhe vlerat që i shohim. Në këtë moment ne kemi LSDM-në që me dy parti më të vogla në kampin e majtë, qendrës së majtë, dhe të tjerat në qendrën e djathtë dhe unë ideologjikisht mendoj që këto dy kampe mund ndonjëherë të bëhen bashkë vetëm kur e kërkojnë nevojat e shtetit Në këtë moment nuk e shoh të arsyeshme që të bashkohem me kampin e qendrës së djathtë”, pohoi Bytyqi.