Presidenti i Shqipërisë Bajarm Begaj, priti në një takim aktivistin dhe sipërmarrësin nga Lugina e Preshevës Muharrem Salihu, kandidat për eurodeputet në Parlamentin Evropian në siglën e koalicionit ” Stati Uniti d’Europa” në Itali.
Presidenti Begaj duke i uruar suksese në këtë garë e përgëzoi Salihun për angazhimin në përkrahje të pakicave, në veçanti për ndihmën e dhënë ndaj shqiptarëve që jetojnë në Serbi, thuhet në njoftimin e presidencës.
Duke vlerësuar modelet e suksesshme të shqiptarëve nëpër botë, Presidenti i Republikës shprehu bindjen se ata do te jenë gjithmonë kontribuues për kombin veç imazhit të mirë që përcjellin ne vendet ku jetojnë e punojnë.