Si t’i mësoni gjërat shpejt sipas njerëzve më intelegjentë

Si një ndërmarrës që punon shumë ju përballeni me një numër të madh sfidash, secila prej të cilave duhet të zgjidhet për të rritur biznesin tuaj më tej.

Por për të gjetur këto zgjidhje, ju duhet të përdorni mendjen tuaj për të mësuar koncepte të reja dhe nganjëherë të komplikuara. Ky proces mësimi mund të merr orë, nganjëherë edhe më shumë në varësi nga natyra e sfidës me të cilën përballeni. Fatkeqësisht, ju shpesh nuk keni luksin e kësaj kohe shtesë për ta shpenzuar.

Edhe më keq? Është e vështirë të mbani në mend informatat kur keni shumë punë dhe ndjeheni të stresuar, por nëse nuk mund të mbani në mend ato që keni mësuar, nuk do të fitoni kurrë dijeninë e duhur për të zgjidhur problemet e panjohura.

Fatmirësisht, ka një zgjidhje të lehtë.

Richard Feynman, një fizikant i cili fitoi Çmimin Nobel, dha një zgjidhje të mrekullueshme për të mësuar çdo gjë më shpejtë, dhe të mbani atë në kujtesën tuaj më gjatë. Ja  teknika që ai shpiku dhe se si mund t’a përdorni atë në jetën dhe biznesin tuaj.

Teknika Feynman

Baza e kësaj teknike të mësimit nga Feynman është kjo: Para se të mund të shpjegoni diçka në mënyrë të qartë, duhet ta kuptoni atë tërësisht.

Për Feynman, mësimi nuk përfshin futjen në kujtesë të koncepteve të komplikuara. Fokusohet në bërjen e këtyre koncepteve më të lehta për t’u kuptuar. Pas të gjithash, sa më e lehtë që të jetë diçka për t’a kuptuar, aq më e lehtë do të jetë për t’a mbajtur në mend.

Teknika Feynman mund t‘ju ndihmojë të mësoni  gjithçka. Por ju jeni këtu për të zgjidhur probleme biznesi, jo për të fituar një lojë të Trivial Pursuit.  Për të fituar vlerat më të mëdha të këtij ushtrimi, fokusohuni në mësimin e koncepteve të cilat lidhen me sfidat specifike në biznesin tuaj.

Hapi 1. Zgjedhni një temë.

Shkruani emrin e temës tuaj në një copë letre. Gjeni materiale të ndryshme për temën(bloge, libra, emisione). Shtoni ato në faqen tuaj sa herë që mësoni diçka të re për temën tuaj.

Hapi 2. Mësojani një fëmije.

Krijoni një shpjegim për temën tuaj, duke u siguruar që ta bëni atë sa më të thjeshtë dhe më të qartë që është e mundur. Bëni sikur po ia mësoni temën tuaj një klase plot me fëmijë, njerëzve me fjalorë të kufizuar të cilët nuk i kuptojnë fjalët e komplikuara.

Njerëzit kanë tendenca të komplikojnë shpjegimet për të fshehur mangësitë e kuptimit të tyre. Duke i bërë këto gjëra të thjeshta, dhe duke treguar vetëm konceptet themelore dhe marrëdhëniet midis tyre, ju shpejtë do të identifikoni se ku qëndrojnë hapësirat në diturinë tuaj.

Hapi 3. Thjeshtoni

Do të ketë kohëra kur ju do të harroni koncepte të rëndësishme, ose do të keni vështirësi në shpjegimin e gjërave në mënyrë të qartë. Kjo do të thotë se është koha të ktheheni tek librat.

Rishikoni materialin tuaj të mësimit dhe mbushni hapësirat tuaja të diturisë. Për të krijuar shpjegime të thjeshta ju duhet të interpretoni dhe të kuptoni atë që lexoni, jo vetëm të kaloni sipërfaqësisht në tekst. Kështu që vazhdoni të mësoni shënimet tuaja deri sa të mund të shpjegoni temën tuaj në termet më themelore.

Natyrisht që disa koncepte do të jenë më abstrakte dhe më komplekse se tjerat. Në këtë rast mund të jetë e nevojshme të ndani temën në një numër  të vogël dhe të ndërlidhur të shpjegimeve, në vend se të jepni një shpjegim i cili është i vështirë për t’u komunikuar.

Hapi 4: Përsërisni

Edhe shpjegimet e mira mund të thjeshtohen edhe më tej. Vazhdoni të rivizitoni materialin tuaj burimor, duke shtuar gjëra në shënimet tuaja dhe duke përmirësuar shpjegimet tuaja. Para se t’a dini ju do të kuptoni tërësisht atë temë.

Dhe kjo ishte! Teknika Feynman është shumë e thjeshtë, dhe për këtë shkak është shumë efikase.

Duke u fokusuar në shpjegime të qarta dhe të thjeshta, ju shpejtë do të kuptoni dhe do të mbani në mend koncepte të  reja. Kështu që identifikoni sfidat e biznesit tuaj, zgjedhni temat tuaja, lexoni libra, dhe vazhdoni të thjeshtoni shpjegimettuaja deri sa kjo dituri e re të forcohet në mendjen tuaj. Ju do të zgjidhni shumë sfida të reja të biznesit para se t’a kuptoni këtë.

Hot this week

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...

3 shenjat se menaxherët, jo punonjësit, janë problemi

Kur punonjësit nuk performojnë mirë, është e lehtë t’ua...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img