Reagimi epik i aktores Emma Stone kur e thërrasin në emrin e saj të vërtetë

Emma Stone ka zbuluar së fundmi se do të donte ta thërrisnin me emrin e saj të vërtetë, Emily Jean Stone, dhe një gazetare bëri pikërisht këtë gjatë një konference për shtyp në Kanë.

Në konferencën për shtyp për filmin “Kinds of Kindness”, gazetarja iu drejtua me emrin e saj të vërtetë dhe ajo tha: “Unë quhem Emily, faleminderit”.

“Shumë bukur”, shtoi ajo me një buzëqeshje të madhe në fytyrë dhe një video e reagimit të saj filloi të shpërndahej në rrjetet sociale.
Foto: Screenshot/TikTok

“Buzëqeshja e saj i thotë të gjitha”, “E adhuroj” dhe “Nëse e takoj ndonjëherë, do ta quaj Emily”, janë vetëm disa nga komentet e fansave.

Festivali i Filmit në Kanë ka nisur disa ditë më parë, gjegjësisht më 14 maj.

Foto: Screenshot/TikTok

Edicioni i 77-të do të përmbyllet më 25 maj.

Edhe këtë vit janë prezantuar disa nga filmat më të mëdhenj të kinematografisë.

Emma Stone had the sweetest reaction to being called her real name, Emily, during the #KindsOfKindness press conference at Cannes Film Festival 💖 #EmmaStone #CannesFilmFestival #Cannes #MTVCeleb ♬ original sound – mtvuk

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles