Ndalohet edhe Ixhet Memeti, anëtar i Këshillit të Prokurorëve Publik?!

Shkup, 21 maj – Ixhet Memeti, anëtar i Këshillit të Prokurorëve Publikë është ndaluar, ai ishte edhe ish-Avokat i Popullit i cili ka shërbyer nga dhjetori i vitit 2004 deri në vitin 2020, raporton jo zyrtarisht TV Telma.

Dyshohet se Memeti, së bashku me Nake Gorgiev, kanë pasur ndikim duke keqpërdorur pozitën e nënkryetarit të Këshillit të Prokurorëve Publikë në rastin e kërkesës për ryshfet për rrethana lehtësuese ndaj ish-kryetarin i cili ndodhet në paraburgim, Boro Petrushevski.

Pritet konfirmimi nga MPB-ja.

Sipas informacioneve të TV Telma, gjyqtari Gorgiev është nën hetim për shkak të dyshimit për ryshfet dhe mito. Për momentin po zhvillohen aktivitete lidhur me imunitetin gjyqësor. Për imunitetin e gjykatësve është përgjegjës Këshilli Gjyqësor dhe në rastin e hetimeve të gjyqtarëve të gjitha masat e kërkuara nga organet kompetente hetimore duhet të miratohen nga Këshilli Gjyqësor, i cili duhet të njoftohet për këtë.

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img