Mexhiti thotë se “rezultati i BDI-së në Çair është rezultat i budallakive” të Grubit

Shkup, 20 maj – Lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti në Click Plus tha se gjendja në të cilën është BDI-ja për momentin, është rezultat i asaj se lideri i integristëve e la partinë në duar të Artan Grubit.

“Mua më vjen keq se në çfarë derexhe solli BDI-në Artan Grubi. E la në duar të Artanit dhe me mendtë e Artanit erdhi në këtë derexhe. Mu më vjen keq që e sollën në këtë derexhe pas gjithë asaj periudhe”, tha Mexhiti.

Më vonë gjatë intervistës, Mexhiti thotë se edhe rezultati i Frontit Europian në Çair dhe Shkup është si rezultat i veprimeve të Grubit.

“Edhe pak i është dashur që ta shndërrojë BDI-në në shoqëri kulturore, me estradë muzikore apo sportive duke luajtur basketboll në zyre duke dërguar këto porosi të estradës me efridolla… Prej atij pres gjithçka. Artani dhe gjithçka është e mundur. Ne kemi bërë apel që të mos bien pre e provokimit. Budallakitë e Artan Grubit kanë sjell rezultatin në Çair dhe Shkup”, tha Mexhiti më tej.

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img