Martesa homoseksuale në Bashkinë e Tiranës, reagojnë të alarmuara komunitetet fetare

Komunitetet fetare në Shqipëri kanë reaguar me shqetësim pas publikimit të imazheve nga një ceremoni martesore mes dy vajzave kryer në tarracën e Bashkisë së Tiranës.

E para ishte Kisha katolike që përmes një deklaratë të shpërndarë për mediat, shprehej se martesa mes personave të së njëjtës gjini është e papranueshme dhe kategorikisht e ndaluar, sipas doktrinës së saj.

Kisha Katolike më tej sqaronte publikun se kleriku që e ka lidhur këtë martesë nuk ka asnjë lidhje me këtë institucion fetar.

Një reagim të ngjashëm ku shpreh shqetësimin për precedentin e krijuar, e ka bërë edhe Kisha Ortodokse e Shqipërisë, duke theksuar se “asnjë kulturë, fe apo sistem ligjesh nuk e ka institucionalizuar bashkëjetesën homoseksuale si martesë”.

“Në lidhje me martesën e së njëjtës gjini, kryer në Bashkinë e Tiranës, ditën e djeshme, dt. 19 maj 2024, siç jemi shprehur edhe më parë, si në deklaratën e janarit 2024, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë mban të njëjtin qëndrim: Është më se e njohur se përjetësimi i njerëzimit ka qenë i bazuar në ekzistencën e dy gjinive dhe bashkimin e tyre. E panatyrshmja nuk bëhet e natyrshme me dekrete ligjore. Përkundrazi, një ligj i tillë fyen krijimin”, thuhet në deklaratë.

Më tej Kisha Ortodokse nënvizon se një martesë homoseksuale “nuk është përparim shoqëror, por një konflikt me rendin natyror, e tatëpjetë”.

“Kisha është e detyruar të artikulojë qartë konceptin dhe vlerën e martesës, rëndësinë e familjes dhe të lindjes së fëmijëve në përputhje me tekstet e saj të shenjta dhe traditën e saj shekullore (siç u deklarua në Sinodin e Shenjtë dhe të Madh të Kishës Orthodhokse në Kretë në vitin 2016).”

Edhe Myftinia e Tiranës shprehet në një deklaratë për mediat se e ka përcjellë me shqetësim aktin e pabazuar ligjërisht të një “martese” mes dy individësh të së njëjtës gjini që u mbajt në Bashkinë e Tiranës.

Myftinia e kryeqytetit i bën thirrje institucioneve të jenë të kujdesshëm ndaj ngjarjeve të tilla duke mos u profilizuar në drejtimin e kundërt me pjesën dërrmuese të votuesve dhe taksapaguesve shqiptarë.

“Me të njëjtin intensitet, Myftinia Tiranë, përcjell edhe shqetësimin e mijëra besimtarëve dhe qytetarëve të Tiranës, të cilët ndjehen të irrituar para një akti të tillë i cili nuk përfaqëson as botëkuptimin, as fenë dhe as traditën e shqiptarëve. Zhvillimi i një procedure të tillë në kundërshtim me ligjin shqiptar dhe Kodin e Familjes së Republikës së Shqipërisë është një veprim i rrezikshëm për të legalizuar dhe normalizuar një proces që tenton të imponohet pa dëshirë përmes shkatërrimit të familjes dhe kulturës tonë kombëtare. Myftinia Tiranë, mbetet e angazhuar tërësisht dhe fuqimisht në mbështetjen dhe promovimin e vlerave të familjes si thelbi i shoqërive të krijuara nga Zoti i Lartësuar për mbarëvajtjen e njerëzimit. Po ashtu mbetet e angazhuar në promovimin e çdo akti i cili synon lartësimin moral të ndërgjegjes tonë kombëtare si dhe çdo sipërmarrjeje që çon drejt mirëqenies tonë publike materiale apo shpirtërore qoftë ajo.”

Për ceremoninë e martesës homoseksuale në Bashkinë e Tiranës ka reaguar të dielën edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili akuzoi qeverinë dhe diplomatët e akredituar në Tiranë se po kthejnë rininë shqiptare në homoseksuale.

Hot this week

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

3 shenjat se menaxherët, jo punonjësit, janë problemi

Kur punonjësit nuk performojnë mirë, është e lehtë t’ua...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img