Këshilli gjyqësor ia mori imunitetin gjykatësit suprem Georgiev dhe e miratoi paraburgimin të tij

Shkup, 21 maj – Këshilli gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancë urgjente në mesnatë ia ka marrë imunitetin gjykatësit suprem Naqe Georgiev, me çka e miratoi paraburgimin e tij, ndërsa e largoi edhe nga ushtrimi i funksionit gjykatës.

Siç njoftuan nga Këshilli gjyqësor, në seancën urgjente 487 të mbajtur më 21 maj të vitit 2024, Këshilli debatoi dhe vendosi rreth kërkesës së Gjykatës Themelore Penale Shkup për marrjen e imunitetit të gjykatësit dhe për aprovimin e arrestit të gjykatësit.

“Këshilli gjyqësor, e ka marrë imunitetin e gjykatësit të Gjykatës Supreme të RMV-së, për shkak të zhvillimit të papenguar të procedurës penale. E miratoi kërkesën për aprovim të paraburgimit të gjykatësit të Gjykatës Supreme të RMV-së të parashtruar nga një gjykatës në procedurë paraprake të Gjykatës  Themelore Penale Shkup dhe përkohësisht e largoi nga kryerja e funksionit të gjyqtarit në Gjykatën Supreme të RMV-së, deri në përfundim të plotfuqishëm të procedurës penale”, theksohet në kumtesë.

Georgiev djje u arrestua për marrje të shpërblimit për një ndikm antiligjor, ndërsa siç njoftoi policia, ka qenë i privuar nga liria derisa ka qenë duke e kryer veprën penale.

Hot this week

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

3 shenjat se menaxherët, jo punonjësit, janë problemi

Kur punonjësit nuk performojnë mirë, është e lehtë t’ua...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img