Cricket prezanton planin e ri për Apple Watch

Cricket Wireless po përpiqet ta bëjë Apple Watch më tërheqëse duke prezantuar një plan vetëm për orën inteligjente.

Bëhet e ditur se për herë të parë operatori do të ofrojë Apple Watch Series 9, shkruajnë mediat e huaja.

Duke filluar nga 17 maji, linja e Apple Watch që përbëhet nga Apple Watch SE, Apple Watch Series 9 dhe Apple Watch Ultra 2, është në dispozicion të klientëve.

Plani i ri i orës inteligjente të operatorit i lejon klientët e rinj dhe ekzistues të kenë qasje në njoftimet e bisedave, të dhënave dhe aplikacioneve pa pasur nevojë për iPhone pranë.

Apple Watch për fëmijë është gjithashtu një opsion i disponueshëm përmes Family Setup.

Kjo e fundit i lejon fëmijët e familjes që nuk kanë iPhone të tyre të përfitojnë nga veçoritë si ajo e fitnesit, komunikimit dhe sigurisë së Apple Watch.

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img