Siljanovska Davkova do të takohet me ambasadorin evropian Gir dhe ambasadorin italian Silvestri

Shkup, 14 maj – Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot do të ketë takim me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian në vend, ambasadorin Dejvid Gir.

Siç kumtuan nga kabineti presidencial, Siljanovska Davkovana sot do të presë edhe ambasadorin e Republikës së Italisë, Andrea Silvestri.

Gir dhe Silvestri pas zgjedhjeve presidenciale ia uruan Gordana Siljanovska-Davkovës fitoren, ndërsa gjithashtu morën pjesë në inaugurimin e saj në Kuvend.

Në mesazhin e urimit për Siljanovska-Davkovën, Gir shprehu pritjet “për bashkëpunim të ngushtë për të ardhmen evropiane të vendit”.

Silvestri, nga ana tjetër, përveç atij personal, ka përcjellë edhe urimin e presidentit italian Serxho Matarela, ku theksohet “anëtarësim i përbashkët në NATO dhe bashkëpunimi intensiv që bashkon Italinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe shpresë që vendi do të vazhdojë në rrugën e tij drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian me angazhim të ripërtërirë nga të gjitha institucionet kombëtare”. 

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles