Osmani për kushtëzimin drejt KiE-së: Po na kërkohet krijimi i Asociacionit, por askush s’po i kërkon Serbisë të votojë pro Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në Samitin e Kopenhagës për Demokraci. Gjatë fjalës së saj në këtë Samit, presidentja u shpreh se e ardhmja e Kosovës është në familjen euroatlantike.

Ajo tha se Bashkimi Evropian dhe NATO mbeten ndër aleancat më të njohura në historinë moderne.

Osmani ka folur edhe për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, dhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ku ka deklaruar se derisa Kosova ka shprehur gatishmërinë të zbatojë të gjitha marrëveshjet, Serbia s’po e bën këtë.

“Duam të respektojmë çdo marrëveshje që e kemi arritur në dialog. Por, si në të gjitha kontratat tjera, ka dy palë, e nëse njëra palë nuk zbaton asnjë pikë por minon marrëveshjet, e në rastin e Serbisë thotë publikisht se s’do të zbatojë e se nuk e pranon marrëveshjen, atëherë shtrohet pyetja nëse kemi një marrëveshje. I kemi kërkuar BE-së që palët të zbatojnë paralelisht marrëveshjen. Ne nuk po u ikim obligimeve që vijnë nga marrëveshja, por Serbia duhet të zbatojë në të njëjtën kohë”, ka thënë Osmani.

Presidentja ka shtuar se obligimi i Kosovës nga marrëveshja, është krijimi i një Asociacioni ndër të tjera, por është me kushtin që Serbia ta bëjë njohjen de facto paralelisht.

Ajo është ankuar se derisa Serbisë s’po i bëhet presion, Kosovës po i vendoset edhe kusht që për anëtarësim në Këshill të Evropës të themelohet Asociacioni.

“Kemi aplikuar për anëtarësim në Këshill të Evropës, kemi kaluar me sukses dy fazat e para, e tash po na thuhet se duhet zbatuar Asociacioni. Kur e pyesim nëse Serbia do ta bëjë zbatimin paralelisht e do të votojë për anëtarësimin e Kosovës në Këshill, askush nuk po i kërkon ta bëjë këtë. Kemi një mungesë totale të baraspeshës që e minon kredibilitetin e dialogut. Njëra palë po implementon marrëveshjen ku është kuptimi i marrëveshjes e dialogut, nëse është kështu pse ulemi me Serbinë, pse i nënshkruajmë këto marrëveshje?”, tha presidentja Osmani.

Osmani ka thënë se Asociacioni nuk ndihmon të drejtat e minoriteteve në Kosovë. Ajo ka thënë se asnjë vend në Evropë nuk garanton më shumë të drejta kushtetuese për minoritete sesa Kosova.

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img