Nikolloski në Bruksel në Dialogun e 10-të Ekonomik dhe Financiar me BE-në: Reformat mbeten kyçe për përparimin në integrimin evropian

Shkup, 14 maj – Realizimi i Buxhetit tashmë të miratuar për vitin 2024, përmbushja e synimeve të përcaktuara fiskale dhe miratimi në kohë i Buxhetit të ri për vitin 2025, në përputhje me rregullat fiskale të Ligjit të ri të Buxheteve, janë pjesë e rekomandimeve për Republikën e Maqedonisë së Veriut nga konkluzionet e përbashkëta të Dialogut të dhjetë ekonomik dhe financiar ndërmjet BE-së dhe vendeve kandidate për anëtarësim, i cili u mbajt sot në Bruksel, ku mori pjesë edhe zëvendësministri i Financave, Filip Nikolloski.

“Republika e Maqedonisë së Veriut zbatoi me sukses ciklin e dhjetë të Dialogut Ekonomik dhe Financiar, duke marrë notën më të mirë (55.6% nga gjithsej 100%) nga të gjitha vendet pjesëmarrëse në këtë proces në zbatimin e masave dhe reformave të përcaktuara në kuadër të Programit të reformës ekonomike. Këto janë reforma të përcaktuara së bashku me BE-në, reforma që na përafrojnë me BE-në dhe krijojnë kushte për rritje ekonomike”, theksoi zëvendësministri i Financave.

Ai, siç njofton Ministria e Financave, shtoi se ky proces është shumë domethënës për vendet që aspirojnë të anëtarësohen në BE dhe se jep mbështetje të fortë në përafrimin e tyre me BE-në. Deri më tani, Republika e Maqedonisë së Veriut, siç theksoi zëvendësministri i Financave, ka qenë katër herë lider në miratimin e reformave (2017, 2019, 2020 dhe 2023).

“Tani presim që këto reforma të marrin mbështetje edhe më të fortë përmes Planit të ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe se kjo mbështetje duhet të përdoret maksimalisht”, tha Nikollovski.

Programi i reformës ekonomike 2024-2026 përmban 17 masa reformuese në gjashtë reforma strukturore që synojnë përforcimin e konkurrencës së vendit, qëndrueshmërinë dhe rezistencën e ekonomisë, si dhe përforcimin e kapitalit njerëzor dhe politikave sociale. Ky program parashikon konsolidim fiskal dhe ulje të deficitit për 1.6 p.p. deri në vitin 2026 dhe stabilizimin e inflacionit. Sfidat kryesore për vendin vërehen në fushën e ekonomisë joformale, mospërputhjen e aftësive me kërkesën e tregut të punës, si dhe në progresin e tranzicionit të gjelbër.

“Dialogu ekonomik dhe financiar, sipas pjesëmarrësve, edhe më tej do të luajë rol të rëndësishëm në përcaktimin e udhëzimeve të politikave të përbashkëta dhe mbështetjen e rimëkëmbjes së qëndrueshme ekonomike dhe harmonizimin me kriteret ekonomike për anëtarësim në BE. Thelbësore është që të zbatohen reformat, ku do të inkurajohen  nëpërmjet Planit të rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe zbatimit të Agjendës reformuese, me synimin përshpejtimin e konvergjencës ekonomike drejt BE-së”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Financave.

Në Dialogun Ekonomik dhe Financiar të këtij viti në Bruksel, morën pjesë përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së, përfaqësues të Komisionit Evropian, Bankës Qendrore Evropiane, si dhe ministrat e financave dhe guvernatorët e bankave qendrore të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Turqisë, Gjeorgjisë, Moldavisë dhe Ukrainës. 

Hot this week

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

3 shenjat se menaxherët, jo punonjësit, janë problemi

Kur punonjësit nuk performojnë mirë, është e lehtë t’ua...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img