Ishte në garë me Mbappen për më të mirin e vitit, Zhegrova falënderon të gjithë për mbështetjen

Edon Zhegrova ka qenë i nominuar për futbollistin e vitit në elitën e futbollit francez Ligue 1.

Sulmuesi kosovar ka pasur një vit fantastik me skuadrën franceze dhe ishte në garë për çmimin ‘Futbollisti i Vitit’.

Megjithatë këtë çmim e ka fituar Kylian Mbappe, një nga futbollistët më të mirë në botë.

Por për Zhegrovën padyshim që është një arritje e madhe të jetë në këtë garë së bashku me emra të mëdhenj si Kylian Mbappe, Ousmane Dembele apo Pierre Emerick Aubameyang.

Gjithsesi mos fitimi i këtij çmimi nuk e ka demotivuar yllin dardan, pasi ai nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka shkruar se është i lumtur që ka qenë i nominuar dhe ka falënderuar të gjithë për mbështetjen e madhe.

“Shumë i lumtur që jam nominuar për lojtarin më të mirë në Francë. I falënderoj të gjithëve që më kanë mbështetur gjatë gjithë sezonit. Le ta mbyllim sezonin me një fitore të dielën”, ka shkruar Zhegrova.

25-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 45 ndeshje zyrtare teksa ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar në nëntë të tjerë. 

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles