Gerapetritis: Kërkojmë harmonizim me Marrëveshjen e Prespës, nuk është çështje e vetëvendosjes, por respektim i asaj që jemi marr vesh

Athinë, 14 maj – Të gjithë e kuptojmë se udhëheqësia e re e Maqedonisë së Veriut mundet në mënyrë ideologjike të ketë mendim më të ndryshëm, por ekzistojnë çështje të cilat janë edhe mbi vullnetin e tyre. Nuk bëhet fjalë për çështje të vetëvendosjes së funksionarëve, politikanëve, këtë të gjithë e kuptojmë, por bëhet fjalë për respektim të asaj për çka jemi marrë vesh, theksoi ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Jorgos Gerapetritis në intervistën për televizionin grek ERT, duke theksuar se ata kërkojnë harmonizim të plotë me Marrëveshjen e Prespës, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Shefi i diplomacisë greke porositi se “nga momenti kur një marrëveshje ndërkombëtare ratifikohet nga Parlamentet fiton fuqi më të lartë se ligjet dhe asnjë nga të dyja palët nuk mundet njëanshëm ta rishikojë” dhe madje edhe të mos pajtohet me atë që është përfshirë në marrëveshje, “duhet ta zbatojë”.

“Emri Republika e Maqedonisë së Veriut në Marrëveshjen e Prespës, në bazë të nenit 20, nuk mundet nën asnjë rrethanë të ndryshohet. Çështja e emrit nuk është nga ato çështje që mund të ndryshohen, as me pajtueshmëri të ndërsjellë. Kështu, askund nuk ngritet çështja për ndryshim. Ashtu siç është dakorduar nga të dyja palët dhe është ratifikuar, i detyron edhe rendin e sotëm politik grek dhe rendin politik të Maqedonisë së Veriut”, sqaroi Gerapetritis.

Për mundësinë që Greqia të vendosë veto për perspektivën evropiane të vendit, shefi i diplomacisë greke sqaroi se vetoja është “e drejtë institucionale e vendeve anëtare të BE-së” dhe përsëriti se respektimi i Marrëveshjes së Prespës është parakusht për progres drejt Unionit. 

“Për Maqedoninë e Veriut, zbatimi dinjitoz i Marrëveshjes së Prespës, përfaqëson paraskusht të qartë për rrjedhën e saj integruese, gjegjësisht përfaqëson parakusht për progres të proceseve integruese”, tha shefi i diplomacisë greke dhe shtoi se ata nga afër i ndjekin ngjarjet.

Foli edhe për, siç tha, reagimin e shpejtë edhe të Greqisë edhe të BE-së dhe zbuloi se me nismë të MPJ greke menjëherë ishin informuar autoritetet evropiane, gjegjësisht se “ekziston reagim i koordinuar në drejtim të harmonizimit”.

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img