Europe House filloi aktivitetet me rastin e “DITËS SË EVROPËS”, me një serë ngjarjesh në të gjithë vendin gjatë muajit maj

Aktiviteti qendror është planifikuar për datën 22 maj, do të nis në ora 20:00, në pllajën e Universitetit “Shën Qirili dhe Metodi” në Shkup, dhe do të përfaqësojë një rrugëtim autentik muzikor nëpër rok dhe pop historinë e antologjisë vendase. Në koncertin e titulluar Sesioni i Majit – Eja të dëgjojmë përsëri, vargjet e vjetra të famshme do të interpretohen nga interpretuesit aktualë FUNK SHUI, PIJAN SLAVEJ, DINA JASHARI, DJ Goce & LD Pistolero, Sethstat feat. Marija Kaeva dhe Retro Cabaret, të cilët do të luajnë aranzhimet e tyre të këngëve, si përgjigje e një kohe tjetër. Koncerti është paralajmëruar si përvojë e plotë multimediale, të cilën për publikun do ta udhëheq radio moderatori i njohur Dragan B. Kostiq. Përveç shkrirjes muzikore të së vjetrës me të renë në formatin e një emisioni “live radio”, në pllajën e UKIM-it publiku do të ketë në dispozicion edhe përmbajtje të tjera – mini panair librash, pop-up dyqan për disqe vinile, etj.

Ngjarje të pasura kulturore do të ketë edhe në Europe House të tjera të cilët do të jenë nikoqirë, jo vetëm në qytetet por edhe më gjerësisht në rajonet e tyre. Në Manastir, programi me moton “Ne jemi këtu, ti ku je?” filloi më 9 maj me ndriçimin e Kullës së Sahatit, dhe përfundon më 18 maj me ekspozitën dhe performancën e DJ grek Arkitekt në pjesën e brendshme të Muzeut në Manastir. Në Strugë, më 30 maj dhe nën moton “Dëgjo natyrën!” është planifikuar program tërëditor, i cili do të përfshin zbulimin e një murali të ri në qytet, pasuar nga një shfaqje muzikore/shfaqje me drita në Parkun e Poezisë në Strugë.

Nën organizimin e Europe House Pallanka, janë planifikuar ngjarje edhe në Kratovë dhe Kumanovë, ndërsa aktivitetet kryesore do të zhvillohen më 20 maj me pikturimin e muralit në formatin “piksel” “Dritarja e Bashkimit”, si dhe me koncertin e Foltin. Më 28 maj, Europe House Strumica do të prezantojë biodiversitetin e rajonit nëpërmjet një ekspozite në Dojran, ndërsa më 30 maj në Gjevgjeli është planifikuar “Koncerti Simfonik Rok” në interpretim të Orkestrës Kamertale të Manastirit. Europe House Veles është nikoqire e një ngjarje interesante më 27 maj, kur do të promovohen kantinat lokale nga rajoni i Vardarit dhe verërat e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, duke ofruar degustime, muzikë të gjallë dhe promovim të traditave dhe inovacioneve në kantinat familjare.

Informacione më të hollësishme për të gjitha ngjarjet mund të gjenden në kanalet zyrtare sociale të Europe House.

Hot this week

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

3 shenjat se menaxherët, jo punonjësit, janë problemi

Kur punonjësit nuk performojnë mirë, është e lehtë t’ua...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img