“Euronews”: Lugina e Thethit, vendi i përposur për t’u çlodhur

Nuk është për t’u habitur që shumë vizitorë evropianë po kërkojnë destinacione turistike më pak të njohura larg turmave, shkruan Rebecca Ann Hughes në një artikull të botuar në “Euronews Travel”.

Kjo media prestigjoze ka listuar katër destinacione të përballueshme në Evropë që duhen vizituar këtë verë, ku është përfshirë edhe Shqipëria.

Ndoshta nuk do të mund të shihni monumentet ikonike apo të hani në restorante madhështore, por do të gjeni hapësirë, paqe, çmime më të ulëta dhe shumë surpriza, thuhet në artikull. Vendi ynë është i njohur për vijën bregdetare e cila ka fituar popullaritet si një nga destinacionet më të lira krahasuar me Kroacinë. Megjithatë, vargmalet në veri janë një pikë e rëndësishme turistike në vendin tonë që meriton më shumë vëmendje.

Në të ashtuquajturat “Bjeshkët e Nemuna” ndodhen shtigje të shumta që të çojnë nëpër formacione shkëmbore të larta, pyje të mbushura me bimësi dhe fshatra të largëta.

Lugina e Thethit ofron peizazhe të rralla, lumenj blu kristal dhe male të mahnitshme. Ushqimi është i mrekullueshëm, vendasit janë mikpritës dhe ka pak turistë. Këshillon udhëtarët ta vizitojnë sa më parë para se të bëhet një destinacion shumë i njohur.

Hot this week

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

3 shenjat se menaxherët, jo punonjësit, janë problemi

Kur punonjësit nuk performojnë mirë, është e lehtë t’ua...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img