“Euroaktiv”: Ngjarjet në inaugurimin e Siljanova-Davkovës e kanë shqetësuar EPP

Bruksel, 14 maj – Mospërdorimi i emrit zyrtar të vendit nga ana e presdentes Gordana Siljanovska-Davkova gjatë inaugurimit të saj, shkaktoi reagime nëpër Evropë dhe sidomos shqetësim në radhët e Partisë Popullore Evropiane të qendrës së djathtë (EPP), anëtare e së cilës është VMRO-DPMNE, vlerësoi “Euroaktiv”.

Portali informativ i Brukselit thekson se gjërat kanë shkuar deri atje që madje sekretari i përgjithshëm i EPP, Tanasis Bakolas, ndryshe anëtare e Denmokracisë së Re greke (ND), as nuk e ka uruar VMRO-DPMNE-në për fitoren e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të javës së kaluar.

“Qëllimet e tyre janë plotësisht të zbuluara me këtë incident”, deklaroi një burim i EPP për “Euroaktiv”, duke shtuar se pas zgjedhjeve për anëtarë të Parlamentit Evropian në qershor, partia do të zbatojë “pastrim të përgjithshëm” të brendshëm lidhur me anëtarësimin e disa partive, me ç’rast VMRO-DPMNE është në krye të listës për pastrim.

Për inaugurimin reagoi personalisht “shpicenkandidatja” e EPP-së për zgjedhjet europiane dhe kryetarja aktuale e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, e cila paralajmëroi në një njoftim në Iks se për të vazhduar “rrugën e saj të suksesshme drejt anëtarësimit në BE”, gjëja më e rëndësishme është që Maqedonia e Veriut “të vazhdojë me reformat dhe me respektimin e plotë të marrëveshjeve të saj detyruese, përfshirë edhe Marrëveshjen e Prespës”.

Zëdhënësi i KE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Peter Stano, deklaroi dje se Bashkimi Evropian pret që autoritetet e reja në Maqedoninë e Veriut të tregojnë përkushtim mbi të ardhmen evropiane dhe të vazhdojnë rrugën e suksesshme të paraqasjes. 

“Ne mezi presim të bashkëpunojmë me autoritetet e sapozgjedhura në Maqedoninë e Veriut, si me presidenten ashtu edhe me qeverinë e re, për të ndihmuar vendin të vazhdojë përparimin e saj dhe të përmbushë pritshmëritë e vendosura nga BE-ja në rrugën qasëse të Maqedonisë së Veriut”, tha Stano.

I pyetur se çfarë hapash planifikon të ndërmarrë BE-ja nëse “udhëheqësia e ri hipotetikisht vazhdon të sillet” si në ceremoninë e djeshme të inaugurimit të presidentes së re Gordana Siljanovska-Davkova, Stano tha se BE-ja sinqerisht pret dhe beson se autoritetet e reja të vendit “do të vazhdojnë të reflektojnë” dhe prandaj nuk do të hyja në spekulime “çfarë apo nëse”.

“Ata kanë një fillim të pastër tani dhe kanë mundësinë të bindin të gjithë në Bashkimin Evropian se janë të përkushtuar për të ardhmen evropiane të vendit të tyre dhe se do të vazhdojnë rrugën e suksesshme paraqasëse”, shton Stano.

Lidhur me qëndrimin e Bashkimit Evropian rreth mospërdorimit të emrit kushtetues të vendit nga Siljanovska-Davkova gjatë ceremonisë së djeshme të betimit, Stano tha se është thënë qartë në postimin e kryetares së Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen dhe kumtesën e Shërbimit evropian për çështje të jashtme.

“Ajo që pritet nga Maqedonia e Veriut është thënë qartë në Raportin e fundit për zgjerimin nga vjeshta e kaluar. Në raport thuhet se në aspektin e bashkëpunimit rajonal, vendi mban marrëdhënie të mira me vendet e tjera të zgjerimit dhe ka vazhduar angazhimin e tij në nismat rajonale. Marrëveshjet dypalëshe ekzistuese duhet të zbatohen me vullnet të mirë nga të gjitha palët, përfshirë edhe Marrëveshjen e Prespës mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë dhe Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Bullgarinë duke përfshirë protokollet e saj. Këto janë pritshmëritë e BE-së”, shton Stano.

Në ngjarjet të dielën reagoi edhe kryeministri grek dhe lider i partisë së motërzuar VMRO-DPMNE, Demokracia e Re (DR), Kiriakos Micotakis, i cili veprimin e Silanovska-Davkovës e vlerësoi si “joligjore”.

“Ajo e ka shkelur Marrëveshjen e Prespës, si dhe Kushtetutën e vendit të saj”, tha Micotakis, Demokracia e Re e së cilës e ka kundërshtuar Marrëveshjen derisa ka qenë në opozitë, por pastaj e ka pranuar kur ka ardhur në pushtet.

Ndaj këtij qëndrimi të Micotakis ka reaguar partia opozitare Syriza, gjatë qeverisjes të së cilës është lidhur Marrëveshja, duke e akuzuar kryeministrin për hipokrizi, duke marrë parasysh kundërshtimin e tij fillestar për ndryshimin e emrit të vendit dhe faktin se të tre protokollet janë ende në pritje të miratimit në Parlamenti grek për bashkëpunim, të cilat janë pjesë e Marrëveshjes.

Ndaj qëndrimit të Athinës ka reaguar edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili komentoi se “zakonet e vjetra vështirë vdesin, ndërsa zakonet e vjetra ballkanike akoma më rëndë”.

“Ne do të vazhdojmë të luftojmë për më shumë Evropë dhe më pak Ballkan në fqinjësinë tonë. Kjo do të thotë të mendosh për të kaluarën e përbashkët me sytë e së ardhmes dhe të mos e turbullosh të ardhmen e përbashkët me sytë e së shkuarës”, tha Rama për “Euraktiv”. 

Hot this week

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

3 shenjat se menaxherët, jo punonjësit, janë problemi

Kur punonjësit nuk performojnë mirë, është e lehtë t’ua...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img