7 hapa për të arritur suksesin në biznes dhe jetë

Pjesa më e madhe e sipërmarrësve janë ekzekutues të zot, por duhet ta themi, performanca nuk mjafton. 

Edhe konkurrentët janë po aq të aftë. Dhe në të shumtën e rasteve kanë më shumë burime në dispozicion. Për të ecur përpara ne duhet të jemi ekzekutuesit kryesorë.

Më poshtë janë shtatë hapa se si t’ia dilni mbanë:

Dëshira – Do të thotë të jesh i vëmendshëm dhe këmbëngulës në të bërit e diçkaje, të kesh vendosmëri në mënyrë të vazhdueshme, të bësh përpjekje konstante, të jesh i palodhur, aktiv, të kesh shpejtësi, zell dhe të jesh i përpiktë.

Bindja – Do të thotë të jesh absolutisht i sigurt, të kesh besim dhe të mos kesh asnjë dyshim. E kundërta e bindjes është mosbesimi, dyshimi, skepticizmi, pasiguria, frika.

Guximi – Do të thotë të jesh i patrembur, të mos kesh frikë, veçanërisht në beteja dhe situata të rrezikshme. Marrja në sy e vështirësive.

Dija – Do të thotë të kesh informacion se si funksionojnë gjërat, veçanërisht informacione të fituara nëpërmjet vëzhgimit, identifikimit, përshkrimit, hetimit, përvojës dhe shpjegimit. 

Vetëdisiplina – Do të thotë të korrigjosh apo rregullosh veten për hir të përmirësimit. 

Durimi – Është aftësia pwr tw refuzuar të heqësh dorë. Bindja juaj për të realizuar atë që keni vendosur të bëni do të vihet në provë nëpërmjet zjarrit. Kur ato ditë të vështira vijnë, kur pengesat t’ju dalin para në rrugëtimin tuaj drejt suksesit,  aty durimi do të vihet në provë.

Dashuria dhe vullneti i mirë – Pa dashuri dhe vullnet të mirë ju kurrë nuk do të arrini suksesin. Dashuria dhe vullneti i mirë, respekti dhe mirësjellja nuk kushtojnë asgjë. 

Ky është investimi më i mirë që mund të bëni, i cili ka përfitime të mëdha.

Hot this week

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...

3 shenjat se menaxherët, jo punonjësit, janë problemi

Kur punonjësit nuk performojnë mirë, është e lehtë t’ua...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img