12 mendime që jua “helmojnë” jetën

Ne kemi bindjen e vendosur, se ndjenjat dhe mendimet tona ndihmojnë në formësimin e përvojave që kemi. Problemi është se shumë njerëz priren të shohin anën negative të gjërave, pa plotësisht të qenë të vetëdijshëm mbi mendimet e tyre negative. Duket sikur të qënit negativë është bërë një zakon, kështu që duket normale dhe e natyrshme të qënit negativë gjatë gjithë kohës. Megjithatë, negativiteti ushqen negativitet, çka në fund çon në përvoja të varfra në jetë. Më poshtë po paraqesim një listë me 12 mendime helmuese, të cilat duhet t’i largoni nga vetja për të patur një jetë më të mirë.

1. Mendimin se jeni një viktimë

Hiqni dorë prej tij. Ju jeni viktimë vetëm nëse e lejoni veten të bini në atë nivel. Ndaloni së hedhuri fajin të tjerëve apo rrethanave për problemet tuaja. Nëse nuk ju pëlqen ku ndodheni në një kohë të caktuar të jetës tuaj, merrni përgjegjësi dhe bëni ndryshimet e nevojshme për të lëvizur diku tjetër. Hiqeni qafe mentalitetin e viktimës, sepse askush s’do të ndjehet keq për ju, dhe kjo nuk do të bëjë asgjë për të ndihmuar situatën tuaj. Në fakt, ky mendim e pengon suksesin tuaj. Është koha të kuptoni se jeni i vetmi përgjegjës për fatin tuaj.

2. Mendimin se mund të ndryshoni të tjerët

Ju s’mund të ndryshoni askënd që nuk dëshiron të ndryshojë, prandaj mos harxhoni kot energjinë tuaj duke u përpjekur në këtë drejtim. Ashtu si ju jeni i vetmi i aftë për të ndryshuar veten tuaj, edhe njerëzit e tjerë janë përgjegjës për të bërë ndryshimet sipas kokës së tyre. Nëse nuk e pëlqeni dikë “ashtu siç është”, atëherë ju takon juve të vendosni cilët njerëz doni të keni përreth, por s’keni të drejtë të përpiqeni t’i ndryshoni ata.

3. Mendimin se mund të ndryshoni të pandryshueshmen

Rezistenca ndaj asaj “që është” dhe s’mund të ndryshohet, është një humbje kohe dhe energjie të vlefshme. Për shembull, ju nuk mund të ndryshoni faktin që jeni të detyruar të paguani qiranë apo këstin e kredisë çdo muaj, kështu që pse të rezistoni kot? Për më tepër, as mund të ndryshoni faktin që shefi juaj është një idiot, prandaj pse të mërziteni? Sigurisht, mund të ndryshoni punë duke u larguar prej tij, por shefi nuk mund të ndryshojë nga ai që është. Ekzistojnë shumë gjëra që i keni nën kontrollo për t’i ndryshuar në jetën tuaj nëse zgjidhni ta bëni këtë, kështu që me përgjegjësi dhe ndryshoni atë çka mundeni, dhe mësoni t’i pranoni gjërat që nuk mund t’i ndryshoni.

4. Mendimin se bari matanë gardhit është gjithmonë më i gjelbër …

“Sikur të isha po aq i bukur sa edhe komshiu im, nuk do ta vrisja mendjen për asgjë”. Ose “sikur sikur të kisha po aq para sa filani, do të isha i lumtur”. Këto lloje të mendimesh janë shkatërruese, dhe thjesht jo të vërteta. Në fakt, ju nuk e keni idenë se si është jeta e tyre, pavarësisht nëse mendoni që ata janë të bukur dhe të pasur. Kush e di? Ndoshta fqinji vjen nga një familje shtëpi abuzive, apo ndoshta i pasuri kalon 80 orë ose më shumë në javë në punë dhe nuk e sheh dot familjen e tij për të bërë me ta gjithë ato gjëra të këndshme. ‘Bari’ është zakonisht jo i gjelbër në anën tjetër të gardhit, ndaj mësoni të dashuroni ‘barin’ e oborrit tuaj.

5. Mendimin e të priturit shumë nga të tjerët

Të presësh dikë tjetër të bëjë çdo gjë, është e dëmshme për lumturinë tuaj. Edhe nëse mendoni se pritshmëritë tuaja mbi ta janë të arsyeshme, në fund ka të ngjarë të zhgënjeheni. Për shembull, të prisni që shoku tuaj i dhomës të bëjë gjysmën e punëve. Vetëm për shkak se ju e prisni diçka të tillë, s’do të thotë se kjo do të ndodhë. Pritshmëritë tuaja nuk janë prioritet i dikujt tjetër, kështu që vendosni nëse mund të jetoni me sjelljen e tyre, apo të zhvendoseni të jetoni diku tjetër.

6. Mendimi se dikush tjetër ju plotëson

Nëse nuk ndiheni vetë i plotësuar, askush tjetër nuk mund të bëjë të ndjeheni në këtë mënyrë. Mendimi se një partner romantik “ju kompleton”, është një gënjeshtër që përfundon vetëm me zhgënjimin tuaj, dhe kjo i vë ata nën një presion të madh për t’iu bërë gjithmonë të lumtur. Ju duhet të mësoni të jeni në harmoni me veten, dhe në rast se nuk jeni, duhet të gjeni një mënyrë për ta bërë veten të lumtur.

7. Mendimi se duhet të keni gjithnjë të drejtë

Mendimi se duhet të keni gjithmonë të drejtë mbi çdo gjë, është i lodhshëm. Luftimi dhëmb për dhëmb për të provuar drejtësinë e mendimit tuaj, është një një sjellje që vetëm sa i largon njerëzit e tjerë. Është shumë më e fisme të jeni në gjendje të pranoni se e keni gabim apo se ka kuptim mendimi i dikujt tjetër. Ndaloni së përpjekuri të keni të drejtë gjatë gjithë kohës, dhe thjesht pranoni që edhe njerëzit e tjerë kanë mendimet e tyre. (bota.al)

8. Të shqetësoheni mbi atë çka mendojnë të tjerët

Në rast se përpiqeni të veproni ose flisni në një mënyrë të caktuar, për shkak se jeni të shqetësuar mbi atë se çfarë mendojnë të tjerët, atëherë ku qëndron problemi? Pse ka rëndësi se çfarë mendon dikush tjetër për ju? Nëse jeni të shqetësuar se të tjerët po ju gjykojnë gjatë gjithë kohës, shqetësoheni për hiçmosgjë, pasi shumicën e kohës askush nuk është duke iu gjykuar. Në fakt, shumica e njerëzve janë aq të zënë duke gjykuar veten e tyre, sa që as nuk ia ndjen se çfarë jeni duke bërë. Pra, bëni atë që ju bën të lumtur, dhe nëse dikush ju gjykon për diçka, kjo është çështje e tyre, jo e juaja. Shpërfilleni atë që thonë ata, dhe jini të lumtur pavarësisht kësaj.

9. Mendimi se ka vetëm një të drejtë dhe të gabuar

Bota është një vend i larmishëm plot me njerëz, mendime dhe të vërteta të ndryshme. Ajo që një person mendon se është e vërtetë, nuk është domosdoshmërisht e vërtetë për tjetrin. Nuk ka asnjë ndarje bardh e zi, vetëm një të drejtë apo të gabuar. Vetëm hije realitetesh gri dhe subjektive. Atë që dikush e percepton si të drejtë, ajo është e tillë vetëm pse përshtatet me stilin e jetës dhe besimet e tyre.

10. Të ndjerit të papërgatitur për të ardhmen

Ju mund të kontrolloni vetëm në një masë të caktuar se çfarë ndodh në të ardhmen, kështu që mos u shqetësoni mbi të. Për shembull, mund të kurseni para, kështu do të jeni financiarisht të sigurt në të ardhmen, por përveç kësaj nuk ka shumë për t’u bërë, ndaj jetoni të tashmen. Jini të pranishëm për atë që po ndodh tani, dhe mos u shqetësoni për atë që s’mund ta kontrolloni.

11. Barazimi i parasë me lumturinë

Në botën kapitaliste ku ne jetojmë, vlerësojmë paratë dhe arritjet mbi çdo gjë tjetër. Ne mendojmë se nëse dikush është i pasur, ai është disi më e mirë se sa personi që nuk është i tillë. Megjithatë, kjo thjesht nuk është e vërtetë. Paratë nuk lumturia nuk janë e njëjta gjë. Për shembull, punëtor i një dyqani Mekdonald mund të jetë tepër i lumtur duke bërë atë që bën dhe jeton jetën që ka, ndërsa milioneri në anën tjetër mund të jetë i vetmuar dhe i trishtuar. Pasja e parave është padyshim diçka e bukur, por kjo nuk është ajo që ju bën të lumtur. Vetëm ju mund ta bëni veten të lumtur.

12. Mendimi se e shkuara dikton të ardhmen

Vetëm se keni bërë gabime në të kaluarën, apo qëllon të vini nga një familje e varfër, nuk do të thotë që s’mund të përmirësoni të ardhmen tuaj. Nëse mendoni që jeni një dështak për shkak të së shkuarës tuaj, ka të ngjarë të vazhdoni të dështoni edhe në të ardhmen. Por në rast se e pranoni të kaluarën si diçka që s’mund ta ndryshoni, dhe përpiqeni të bëni ndryshime pozitive për një të ardhme më të mirë, ekzistojnë shanset të mira që të keni sukses. E ardhmja është ajo që e ndërtoni vetë, dhe jo ajo që keni lënë dikur në të kaluarën.

Hot this week

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

3 shenjat se menaxherët, jo punonjësit, janë problemi

Kur punonjësit nuk performojnë mirë, është e lehtë t’ua...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img