Veliaj: Takimin në SPAK e kërkova vetë, pse iu referova prokurorëve si “kolegë

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj foli sërish për çështjen që shkaktoi një debat të madh publik lidhur me prezencën e tij në SPAK dhe dëshminë që ka dhënë për dosjen e inceneratorëve.

Veliaj insiston se ka kërkuar vetë të dëshmojë para Prokurorisë së Posaçme.

Gjithashtu kryebashkiaku ka dhënë shpjegime edhe pse i quajti kolegë “prokurorët” e SPAK.

“Deri tani ka qenë tabu që autoritet të bashkëpunonin dhe janë parë si armiqësore. Është normale që autoritet të kenë nevojë të sqarohen. E kam kërkuar prej kohësh bashkëpunimin zyrtar me SPAK-un për një palë që s’ka asnjë kompleks dhe ka shprehur gatishmëri. Ajo që duhet të na bëjë përshtypje është jo një njeri që respekton ligjin, por ata që refuzojnë dhe sulmojnë organet e drejtësisë.

Unë i quaj kolegë dhe ju të medias, pra njerëz që janë angazhuar në një vokacion publik sepse ka një mision të përbashkët. Kush i sheh si armiq nuk duan që disa institucione të funksionojnë.

Një njeri duhet të jetë konsistent, s’mund të them një herë “rroftë SPAK-u” dhe më pas të degjeneroj këtë institucion. Normalja e re duhet të jetë e njerëzve që bashkëpunojnë”, ka thënë ai gjatë një interviste për Top News.

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img