Tentimvrasje ndaj një politikani serb në Leposaviq

Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh ka dhënë detaje lidhur me tentimvrasjen ndaj Marko Jablanoviqit, anëtarit të partisë së ministrit serb për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, transmeton Anadolu.

Sipas raportit policor, personi ka raportuar në Polici se rasti ka ndodhur derisa ishte duke hyrë në një lokal në territorin e Komunës së Leposaviqit, komunë veriore me shumicë serbe në Kosovë.

Jablanoviq ka deklaruar se ka vërejtur se afër tij ishte një person i maskuar me armë në dorë, të cilën ia kishte drejtuar, por nuk kishte arritur të gjuante.

“Ankuesi ka raportuar se deri sa ishte duke hyrë në një lokal kishte vërejtur afër tij një person të maskuar me një armë në dorë të cilën ia kishte drejtuar viktimës, por nuk kishte arritur të gjuante. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Zv/ministri për Komunitete dhe Kthim, Radoica Radomiroviq, përmes një postimi në rrjetet sociale tha se në rast është i përfshirë edhe Milan Radoiçiq, i njohur si prijësi i sulmit në Banjskë më 24 shtator 2023.

“Ngjarja tragjike nuk ndodhi pasi sulmuesit i dështoi arma e tipit ‘Scorpion’. Nuk ka dyshim se pas atentatit qëndron regjimi i Beogradit dhe Radoiçiqi e kaubojët vendas, Slavko Simiq e Zoran Todiq”, theksoi Radomiroviq.

Radomiroviq tha se dihet gjerësisht se bashkë me Marko Jabllanoviqin kanë mbështetur Aleksandër Jabllanoviqin si kandidat për kryetar të Komunës së Leposaviqit.

“Në takimin e fundit me Aleksandar Jabllanoviqin na paralajmëruan se jemi në rrezik të na vrasin sepse po punojmë kundër interesave të regjimit. I bëjmë thirrje kësaj radhe që Aleksandar Jabllanoviq të dalë publikisht dhe të thotë se me kë ka pasur një bisedë të tillë”, thekson zv/ministri Radomiroviq.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të katër komunave veriore me shumicë serbe më 23 prill të vitit 2023 kandidati i Partisë së Serbëve të Kosovës (PKS), Aleksandër Jabllanoviq pasi deklaroi kandidaturën e tij për kryetar të Leposaviqit, u tërhoq nga gara.

Tërheqja e PKS-së nga gara zgjedhore erdhi si pasojë e presionit të madh ndaj serbëve nga Beogradi Zyrtar, që mbështeste vetëm Listën Serbe, e cila nuk mori pjesë në këto zgjedhje.

Aktualisht, në katër komunat veriore me shumicë serbe, në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, ende janë katër kryetarë shqiptarë, si pasojë e bojkotit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme nga serbët lokalë.

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img