Shenjat që tregojnë se keni një shef të tmerrshëm

Është fat i keq të bëni një punë që nuk e keni qejf, por më fatkeqësi është të keni një shef që nuk ju vlerëson, i cili ju ngarkon me detyra të vazhdueshme dhe që nuk është kurrë mirënjohës

Karriera

Një shef i tmerrshëm nuk ndikon vetëm në punën tuaj në zyrë, por në të gjithë jetën. Sipas një studimi, 19.2 orë humben çdo javë duke menduar se çfarë thotë apo bën një shef, 13 prej të cilave në ditët e javës dhe 6.2 në fundjavë.

Shefi juaj nuk e ka kurrë gabim

Pranimi i gabimit është një nga gjërat më të mira që mund të bëni për kolegët tuaj. Nëse shefi juaj refuzon të pranojë se e ka gabim kjo do të thotë se nuk do të dalë jashtë zonës së rehatit me ju. Duke pranuar gabimet, një shef përçon mesazhin se ato janë gjëra të zakonshme dhe se është në rregull të ndërmarrësh rreziqe të zgjuara.

Premtimet e shumta

Një shef që premton më shumë se zakonisht është i pabesë. Mund t’ju ketë premtuar disa rritje në detyrë, rritje të përgjegjësisë apo rritje të tjera, por më pas nuk ju ka folur më për to.

Shefi pret t’i ngjani atij

Shumica e njerëzve i pëlqen të tjerët që janë si ata. Por një shef i mirë i dallon llojet e personalitetit dhe larminë e nevojshme për një skuadër. Nëse shefi juaj po përpiqet të mishërojë imazhin e tij te ju, nuk është një shef aq i mirë.

Shefi i detajeve

A është shefi juaj aq nxitës saqë ndieni se nuk po arrini të bëni asgjë vetë me saktësinë e duhur? Përgatituni më herët për këtë gjë: mbani shënime sa herë ai flet dhe mbani komunikim të ngushtë me të derisa të lodhet dhe t’ju lërë rehat.

Telefonata në ditën e pushimit

Telefonatë e papritur nga shefi kur keni marrë një ditë pushimi me leje? Nëse ai nuk heziton aspak t’ju telefonojë kur të ketë dëshirë, atëherë tregohuni të kujdesshëm të vini kufij më përpara.

Ai nuk do të shohë këndvështrimin tuaj

Një shef i tmerrshëm është më i ftohtë se akulli. Ja një këshillë për të kaluar mirë me një shef që nuk e kërkon këndvështrimin tuaj. Mos u grindni për të njëjtën gjë në mënyrë të përsëritur. Gjeni një kompromis për të fituar luftën, jo vetëm një betejë.

Shefi ka të preferuar

Kjo do ta pengonte aftësinë e tij për të njohur vlerën dhe aftësitë tuaja për kompaninë. Ai gjithashtu nuk arrin ta kuptojë se kur po ju trajton padrejtësisht. Një shef i mirë i trajton punonjësit si të barabartë.

Ai është agresiv pasiv ose ju shpërfill

Një nga shenjat më karakteristike të një shefi të keq është se ai rrallë ju tregon se çfarë pikëpamjesh ka. Shumica e punonjësve do të donin një shef që i jep kritikat drejtpërdrejt sesa dikë që duket si i mirë dhe jua ngul thikën pas shpine.

Shefi dhe suksesi

A e lidh shefi juaj suksesin me përemrin vetor unë? Ka raste kur një shef e kufizon suksesin e punonjësve të tij duke dashur të duket mirë vetëm për vete. Nuk vonon rasti kur i njëjti person përvetëson suksesin tuaj dhe del si më i miri.

Thashethemet

Kur menaxheri juaj përhap fjalë ose thashetheme për stafin, është e çuditshme dhe aspak serioze. Padyshim një lloj shefi i tmerrshëm, kjo mund t’ju bëjë të veproni me zgjuarsi dhe t’i shmangeni telasheve.

Shefi e ndryshon mendjen vazhdimisht

A ju duket kjo e dëgjuar? Në mëngjes mund t’ju thotë tjetër gjë, në drekë t’ju thotë diçka që shkon në polemikë me fjalët e mëparshme. Zgjidhni sugjerimin që ju sjell më tepër përfitime dhe mos i kërkoni leje këtyre lloj shefave, pasi janë shumë të pavendosur.

Fajëson shpejt, vlerëson rrallë
Një shef që e ka me emergjencë t’jua hedhë fajin, por që rrallë ju vlerëson për punën që bëni, është një fatkeqësi në mjedisin e punës.

Nuk ju jep mundësinë të arrini më lart

Përtej çdo lodhjeje në punë, shefi që nuk ju lejon të rriteni profesionalisht është ndoshta më i keq se gjithçka tjetër. Nëse ju kap rutina në punë, do ta keni të vështirë të mbani lart performancën dhe kjo do të rezultojë në rendiment të ulët.

Po bëhet më e vështirë të zgjoheni në mëngjes

Nëse nuk ju bëjnë këmbët të shkoni në punë për shkak se e dini që atje ju pret një shef i bezdisshëm, do ta kuptoni menjëherë se çfarë po ju ndodh. Më e keqja është se nuk mund të bëni asgjë për të.

Puna juaj nuk është kurrë e mjaftueshme

Nëse e ndieni se po punoni jashtëzakonisht dhe shefi juaj ende nuk është i kënaqur, problemi që keni është i madh. Shefi juaj duhet të kuptojë se keni një kohë të kufizuar në ditë dhe se nuk mund t’i bëni të gjitha njëkohësisht.

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img