Sallatë proteinash

Këngëtarja amerikane, Rihanna, ka zbuluar recetën për racionin e saj të preferuar

Fjala është për sallatë proteinash, e cila ju mbron në afat të gjatë dhe furnizon organizmin tuaj me përbërës ushqyes.

Ylli i Barbadosit, Rihanna, ka treguar që përbërësi kryesor i sallatës së saj janë qiqrat (leblebitë) – të cilat janë burim i shkëlqyeshëm i proteinave, albuminave dhe fibrave bimorë.

Përbërësit e nevojshëm (për një person):

– 100 g qiqra të ziera,
– ½ kastraveci të vogël,
– ½ domateje të vogël,
– 2 feta qepë,
– kripë dhe piper sipas dëshirës,
– 1 lugë vaj ulliri,
– fletë borziloku për dekorim.

Udhëzim:

1. Para zierjes qiqrat qitni në ujë, në mënyrë që të bymehen – më mirë është t’i qitni në ujë gjatë natës.

2. Grini qepën, kastravecin dhe domaten dhe në një enë përzieni këto perime me qiqrat.

3. Përbërësit përzieni mirë, shtoni kripën, piperin dhe vajin e ullirit.

Ju bëftë mirë.

Hot this week

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...

3 shenjat se menaxherët, jo punonjësit, janë problemi

Kur punonjësit nuk performojnë mirë, është e lehtë t’ua...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img