Rama mbledh ministrat dhe grupin e PS nesër në Kuvend

Si rrallëherë, kryeministri Edi Rama pritet t’i bashkohet mbledhjes së grupit parlamentar të PS, e cila do të zhvillohet ditën e martë. Përveç tij, pjesmarrës do të jenë dhe anëtarët e kabinetit qeveritar. Mbledhja parashikohet të jetë publike, ndërsa kryeministri pritet t’u drejtohet me disa mesazhe grupit parlamentar, si dhe qeverisë.  

Prioritet në diskutime do të ketë situata e PS dhe vijueshmëria e riorganzimit të saj, thuajse një vit para zgjedhjeve, si dhe prioritetet e vendosura në axhendën e ligjvënësve socialistë në Parlament. Fokus pritet të ketë edhe debati politik aktual, i përqëndruar në aksionet e SPAK.

Në parlament prioritet është Reforma Zgjedhore, për të cilën palët ende nuk kanë gjetur rrugën drejt ujdisë, por edhe rishikimi i Reformës në Drejtësi, diskutimet për të cilën pritet të rikthehen në Parlament gjatë javës së ardhshme.

Ky takim i kryeministrit Edi Rama me grupin parlamentar dhe qeverinë vjen pak ditë para nisjes së një turi në diasporë për të takuar shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në vendet fqinje dhe jo vetëm. Ndalesa e parë do të jetë në Athinë ndërsa do të përmbyllet me një takim me shqiptarët e Londrës.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles