Kërkoi leje për të marrë pjesë në varrimin e vajzës, prokuroria refuzon kërkesën e babait Erdgys Arrazi

Erdgys Arrazi, babai i tre fëmijëve dhe gruas së tij të mbytur në ujërat e lumit Buna, mesditën e sotme ka kërkuar lejë për të marë pjesë në ceremoninë e varrimit të vajzës së tij, Ergesa.

9-vjeçarja Ergesa, është e vetmja që një ditë më parë u gjend krejt rastësisht në ujë nga një peshkatar i zonës i cili njoftoi më pas policinë e Shkodrës.

Gazetari i “Ora News” Elton Qyno raporton se babai i Ergesës, Erdgys Arrazi, i cili momentalisht ndodhet i arrestuar ka kërkuar disa orë lejë në policinë lokale, me qëllim për tu shoqëruar në ceremoninë e varrimit të vajzës.

Kërkesa i është bërë policisë së Shkodrës dhe më pas ajo i është përcjellë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Prokurorisë së Shkodrës.

“…por për shkak të sistuatës së tensionuar që ndodhet në familje dhe faktit që ditën e nesërme Erdgys Arrazi, del para gjykatës së Shkodrës për tu njohur me masën e sigurisë, kërkesa për dhënien e lejes disa orëshe me qëllim marjen pjesë në ceremoninë e varrimit të vajzës, është refuzuar….”-tha një burim pranë prokurorisë.

Aktualisht kërkimet e policisë lokalë, forcave të ushtrisë dhe vetë banorët e zonës, vijojnë në brendësi të lumit Buna, me shpresën e gjetjes së trupave të Almës, bashkëshortes së Edgys Arrazit dhe dy fëmijëve të tjerë të çiftit Arrazi.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles